E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobë ish portierit gjerman, nuk deklaroi rrobat firmato

Gjobe 125 mijë euro ish portierit te kombëtares së Gjermanisë, Oliver Kan per mosdeklarim te rrobave firmato qe kishte blere gjatë një udhëtimi në Dubai.

Gjykata e Bavarisë e shpalli fajtor 41 vjeçarin për shkak se nuk i kishte deklaruar rrobat në vlerë prej 6.685 euro kur ishte kthyer në aeroportin e Mynihut nga udhëtimi në Lindjen e Mesme.

“Në doganën e aeroportit, Kan kaloi nëpër daljen ku nuk deklarohet asgjë, por taksa për rrobat e Armanit dhe Dolce & Gabbana kapte shumën prej 2.119 euro”, shkruan Rel.

Oliver Kan, i cili u doli ne pension në vitin 2008, ishte kapiten i Bajernit të Mynihut dhe kombëtares gjermane.

Gjatë karierës, ai luajti 557 ndeshje në Bundesligë, si dhe 103 ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›