Rama në inagurimin e çerdhes, rikontruksioni nga Bashkia

Hap dyert për 80 fëmijë çerdhja nr.42 në Tiranë, në Njësinë Bashkiake nr.4., rikonstruksioni i të cilës është realizuar me të ardhurat e Bashkisë së Tiranës.
Fëmijët e kësaj çerdheje do të mund të përfitojnë një shërbim cilësor, ndërsa janë krijuar edhe dhomat e veçanta për mjekun e punonjësin social që do shërbejnë brenda saj.
Kryebashkiaku Rama tha ky projekt tregon edhe një herë vëmendjen që kushton bashkia e Tiranës për të vegjlit, kujdesje që nis që nga dita kur ata vinë në jetë me çekun e bebes.
Vetëm gjatë këtyre dy viteve të fundit, janë ndërtuar dhe rikonstruktuar, me fonde nga të ardhurat e bashkisë, 5 çerdhe dhe 5 kopshte për fëmijët e kryeqytetit.