Ambasada PINK 61 e shqiptareve pro martesave brenda te njejtes gjini

Tirane 28 dhjetor NOA- Debati i forte nese duhen legalizuar apo jo martesat mes se njejtes gjini ne Shqiperi eshte nje ceshtje qe do te kerkoje kohen e vet derisa kushtet shoqerore te jene pjekur mjaftueshem ne kete vend.
Por pavaresisht kesaj Ambasada PINK realizoi nje sondazh qe hedh mjaftueshem drite se cfare mendon per kete ceshtje vete komuniteti LGBT apo personat qe e mbeshtesin kauzen e ketij komuniteti apo ata te cilet te pakten jane te informuar rreth kesaj kauze.
Ne webin pinkembassy.al gjate nje muaji vizitoret u pyeten ne nje sondazh online se a duhet te legalizohen martesat mes se njejtes gjini nje debat ky i inicuar muaj me pare nga kryeministri Sali Berisha.
Opsionet ishin Jam dakord qe te legalizohen Nuk jam dakord Nuk kam akoma nje opinion si edhe opsioni shte ende heret.
U pergjigjen 88 vete gjithsej prej te cileve 61 per qind ishin dakord ndersa 22 per qind nuk ishin dakord per legalizimin e ketyre martesave ne Shqiperi.
Vetem 3 per qind e atyre qe moren pjese ne sondazh nuk kishin akoma nje opinion.
Ndersa ajo qe eshte interesante eshte fakti se 14 per qind e personave u pergjigjen qe nuk eshte akoma koha.
a.y/NOA