Topalli feston me jetimet e Shkodres iu ben dhurata dhe premton mbeshtetje te vazhdueshme

Shkoder 28 dhjetor NOA- Kryetarja e Kuvendit
Jozefina Topalli ishte sot me femijet e shtepise jetimore te Shkodres per te
ndare me ta momentet e fundvitit dhe ardhjen se Vitit te Ri.
Ne nje atmosferen festive Kryetarja e Kuvendit u prit nga femijet te cilet me
kete rast kishin organizuar dhe nje koncert te posacem festiv.
Topalli shperndau per femijet dhurata te
shumta si dhe mori prej tyre disa suvenire te vecanta te realizuara nga vete
femijet.
Ne urimin e saj drejtuar femijeve ajo u shpreh Ju nuk jeni vetem. Me kete
staf dhe me keta mesues nuk do te jeni asnjehere vetem. Une isha para pak
ditesh dhe ju kisha premtuar qe do te festoja me ju dhe kam ardhur per tju
uruar nje vit te ri dhe te gezueshem.
Me tej ajo tha se qeveria ka dyfishuar fondet per njerezit dhe femijet qe kane
nevoje per ndihme sociale madje sipas saj vitin e ardhshem ne buxhetin e
shtetit ky fond do te rritet edhe me shume sepse eshte nje investim per
femijet per kombin per te ardhmen.
Lidhur me permbytjen e qytetit te Shkodres Topalli u shpreh se Drejtuesit lokale si dhe drejtuesit qe kane ardhur nga qendra kane treguar nje humanizem te jashtezakonshem nje pergjegjesi te tyre per qytetaret ne shkallen me te larte nje qetesi dhe shpirt optimizmi qe vetem shkodranet e kane dhe per te cilin une ndihem shume krenare.
a.y/NOA