E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle Mobile prane femijeve te Pediatrise se QSUT ne prag te Vitit te Ri

Tirane 28 dhjetor NOA - Eagle Mobile dhe Shoqata Nje bote per nje zemer u jane gjendur prane femijeve te Pediatrise ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza me dhurata dhe nje ceremoni me rastin e festave te fundvitit.

Te pranishem ne kete ceremoni kane qene drejtori i Pergjithshem i Eagle Mobile Ali Taskin drejtori i shoqates Nje bote per nje zemer Agim Baci drejtori i Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza Sajmir Ivziku dhe dr. Durim Bebeci shefi i Pediatrise ne QSUT.

Ata kane shperndare dhurata dhe embelsira me rastin e nderrimit te viteve duke vizituar femijet e shtruar dhe duke biseduar me prinderit e tyre.

Jemi ne qendren me te madhe spitalore ne Shqiperi dhe pikerisht ne pjesen e tij me te rendesishme ne spitalin e femijeve e atyre qe i duhen te ardhmes se vendit dhe qe ne u japim shume rendesi. Per ne eshte me mjaft rendesi qe ne keto dite te fundit te 2010-es te jemi me femijet qe kurohen.Eagle Mobile qe ne ditet e para eshte futur ne shume projekte te ndryshme sociale dhe fokusi yne kryesor kane qene femijet jetime dhe edukimi i tyre. Ne si Eagle Mobile jemi ketu si nje kompani shqiptare dhe po veprojme si nje kompani shqiptare me pergjegjesi per kete vend ka pohuar drejtori i Pergjithshem i Eagle Mobile Ali Taskin.

Nderkohe drejtori i QSUT-se Saimir Ivziku ka nenvizuar se iniciativa te tilla jane shume te rendesishme pasi bejne qe keta femije te mos ndihen te vetmuar ne keto dite festash kur te gjithe festojne se bashku ne familje.

Falenderojme Eagle per mbeshtetjen qe nuk eshte e para per QSUT. Une besoj padyshim qe kjo nuk do te jete as here a e fundit tha Izviku.

Femijet qe moren dhurata u perkasin asaj kategorie qe ka kryer nderhyrje te rralla kryesisht ne zemer.

Eagle Mobile do te vazhdoje edhe ne te ardhmen tu qendroje prane femijeve me projekte te ndryshme.

Shume shpejt Eagle do te publikoje edhe nismen e vitit 2011 pas mbylljes me sukses te Vitit te Mjedisit nen sloganin Nje me natyren.

NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›