Ambasada Serbe fiton truallin pranë Këshillit të Ministrave
Padia – Ambasada e Serbisë ka fituar një truall në qendër të Tiranës, në afërsi të Këshillit të Ministrave. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e ambasadës dhe ka urdhëruar AKKP-në e Tiranës që të zbatojë këtë vendim. Ambasada e Republikës së Serbisë, i është drejtuar palës së paditur, me një kërkesë, që më datë 28.08.1994, në përputhje me ligjin shqiptar të kohës. Kanë kërkuar kompensim për një truall që ndodhet në afërsi të godinës së Këshillit të Ministrave, truall ky në pronësi të paditësit. Paditësi, pronësinë mbi këtë truall, e provon nëpërmjet provave shkresore të marra pranë administratës kompetente në shtetin shqiptar. I janë drejtuar palës së paditur AKKP, Tiranë, duke kërkuar kthimin e një përgjigjeje me shkrim në lidhje me kërkesën e tyre. Nga ana e palës së paditur, ndonëse ka kaluar shumë nga koha e dërgimit të kërkesës dhe shkresës së fundit, AKKP-ja nuk është shprehur me asnjë përgjigje, si për kërkesën dhe për shkresën, thuhet në vendim.
Ambasada Serbe fiton truallin pranë Këshillit të Ministrave burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email