Thikë 28-vjeçarit, në kërkim autori
Elbasan – Një 28-vjeçar është goditur disa herë me thikë gjatë një konflikti të çastit në një nga lokalet në afërsi të universitetit Aleksandër Xhuvani të Elbasanit. Dardan Krasniqi, 28 vjeç, mësohet se është goditur mbi 5 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. 28-vjeçari është transportuar fillimisht në kirurgjinë e Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rëndë mjekët e kanë nisur drejt Spitalit Ushtarak.
Ndërkohë, me dhjetëra agjentë policie kanë rrethuar vendin dhe janë vënë në kërkim të autorit të plagosjes. Mësohet se ai është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij. Konflikti dyshohet se ka ndodhur për një sherr të lindur aty për aty mes dy të rinjve dhe ka precipituar deri në nxjerrjen e armës së ftohtë. Zona përreth universitetit njihet si zonë ku regjistrohen ngjarje të rënda për shkak të përqendrimit të shumë të rinjve. B.N
Thikë 28-vjeçarit, në kërkim autori burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email