E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrihet nga vartësi i tij Xhelal Mziu, policia nuk e konfirmon ngjarjen

Gazeta Shqip

MziuKreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është goditur nga një prej vartësve të tij në policinë bashkiake. Sipas TCH, ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës.

Mësohet se Mziu është goditur në fytyrë duke u gjakosur. Ai është dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekim, ndërkohë që policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht rrahjen e Mziut.

Sherri mes Mziut dhe vartësit të tij mësohet se ka ndodhur në një zyrë elektorale të PD-së, por policia ka mohuar që në qendër të tij të ketë qenë kreu i Bashkisë së Kamzës.

7 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Rrihet nga vartësi i tij Xhelal Mziu, policia nuk e konfirmon ngjarjen burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›