Ambasada amerikane dënon dhunën në protestë: U bëjmë thirrje palëve për vetëpërmbajtje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas akteve të dhunës gjatë protestës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore.
Në reagimin e saj, ambasada thekson se dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar.
Ajo u bën thirrje gjithashtu të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.
“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, thuhet në mesazhin e ambasadës.
/rtsh.al/