E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: "Rama vertetoi se ishte organizatori i 21 janarit"

Demokratet kane reaguar menjehere pas demonstrates homazh, te opozites ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", duke akuzuar kreun socialist se pikerisht diten e djeshme vertetoi si ishte ai organizatori i demonstrates se dhunshme te 21 janarit. Ne nje deklarate per mediat, kryetari i Partise Demokratike per Tiranes, njeheresh deputeti i kesaj partie, Aldo Bumci eshte shprehur se skenari i turpshem i Edi Rames vertetoi katerciperisht se ai eshte organizatori dhe pergjegjesi kryesor i grushtit te shtetit te 21 janarit. "Sot u beme deshmitare te nje skenari tjeter te turpshem te Edi Rames. Sot(dje) organizatori dhe pergjegjesi i grushtit te shtetit me 21 janar, u kthye te vendi i tij i krimit", ka qene deklarata e djeshme e deputetit demokrat, Bumci. Per te cilin, lideri socialist vertetoi ne menyre te qarte se ishte vetem ai qe organizoi dhunen ndaj institucioneve legjitime te shtetit shqiptar. "Sot(dje) Edi Rama provoi qe ishte ai dhe vetem ai, qe organizoi dhunen kunder institucioneve te shtetit, me 21 janar",-tha deputeti demokrat. Teksa ka evidentuar se sipas tij, qytetaret e Tiranes e kane braktisur ne perpjekjen per te marre pushtetin me dhune. "Z.Rama me kot perpiqet te trazoje jeten dhe mendjen e qytetareve shqiptare, te cilet me kthjelltesine e tyre i dhane pergjigjen e merituar. Qytetaret e Tiranes, ashtu sic braktisen perpjekjen e tij per te marre pushtetin me dhune, me 21 janar, ne te njejten menyre e braktisen ate dhe sot(dje) si cmimin qe duhet te paguaje per demin qe ai deshiron t'i shkaktoje atyre dhe mbare vendit",-tha deputeti i PD, Bumci ne daljen e tij para mediave, pak kohe pasi kishte perfunduar demonstrata homazh e opozites ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" dhe vetem pak caste pas intervistes se kreut socialist Edi Rama dhene per mediat e huaja dhe ato shqiptare. Nga ana tjeter Bumci nuk ka munguar te akuzoje kryesocialistin Rama, se po kerkon te perdore politikisht traditen e zise shqiptare. "Edi Rama kerkon te perdore politikisht traditen e zise shqiptare per te ligjeruar me cdo menyre ate qe s'beri dot me 21 janar. Por ti z.Rama nuk mund te lash duart nga puci dhe krimi i 21 janarit", eshte shprehur ne perfundim te deklarates se tij, deputeti demokrat, Aldo Bumci, teksa ka akuzuar kryesocialistin Rama.

Akuza
"Edi Rama kerkon te perdore politikisht traditen e zise shqiptare, per te ligjeruar me cdo menyre ate qe s'beri dot me 21 janar. Por ti z.Rama nuk mund te lash duart nga puci dhe krimi i 21 janarit", eshte shprehur deputeti demokrat, Aldo Bumci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›