Ambasada amerikane përshëndet vendimin e sotëm të KQZ-së

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka përshëndetur nëpërmjet një komunikate vendimin e sotëm të KQZ-së. Në komunikatën e ambasadës amerikane thuhet: “Përshëndesim vendimin e sotëm të KQZ-së, lidhur me procesin zgjedhor, e cila paraqet një hap të rëndësishëm përpara.
Qasja e KQZ-së shërben si bazament për zgjedhje gjithëpërfshirëse të cilat reflektojnë pjesëmarrjen e komuniteteve të cilat jetojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, transmeton koha.
Përkrahja e udhëheqjes politike të Kosovës ilustron mirrëkuptimin që ata ndajnë, që zgjedhjet janë një mundësi historike për të unifikuar të gjitha komunitetet të cilat jetojnë në Kosovë. Inkurajojmë udhëheqësit Kosovarë të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që zgjedhjet përmbushin standardet ndërkombëtare dhe janë gjithpërfshirëse për të gjitha komunitetet”./Indeksonline/