NSA ka spiunuar Brazilin dhe Meksikën?!

Brazili ka thënë se do të kërkojë shpjegim nga Uashingtoni, pas akuzave se Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara (NSA) ka spiunuar komunikimet e Qeverisë braziliane.
Akuzat janë bërë nga gazetari me seli në Rio, Glenn Greenwald, i cili punon si kolumnist për gazetën britanike The Guardian.
Duke u thirrur në dokumentet që ka publikuar ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, Greenwald ka thënë se NSA ka përgjuar edhe komunikimet e presidentit të Meksikës, raporton BBC.
Ministri brazilian i Drejtësisë, Jose Eduardo Cardozo, ka thënë se nëse këto fakte dalin të vërteta, ato do të ishin të papranueshme dhe do të mund të cilësoheshin si sulm ndaj sovranitetit të vendit./Indeksonline/