E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berati po rren

Deputeti Berat Buzhala në një reagim për Indeksonline kishte thënë se nuk flet me ish- këshilltarin e kryeministrit, Dukagjin Goranin për shkak të një grindjeje që kishin pasur por ndryshe prej këtij pohimi, ai është parë në një takim të gjatë në një prej lokaleve të Prishtinës. 

Kur Indeksonline kishte raportuar se zyrtarët e dorëhequr të PDK-së Dukagjin Gorani dhe Ilir Mirena, bashkë me Berat Buzhalën që ende qëndron në këtë parti, duan të formojnë një parti të re, Buzhala në një reagim ironik në Facebook kishte mohuar duke thënë se nuk ka marrëdhënie komunikimi me Dukagjin Goranin.

Por, për një marrëdhënie tjetwr flet fotoja e Indeksonline e bërë gjatë ditës së sotme ku shihen treshja Buzhala, Gorani dhe Mirena.

Indeksonline në raportimin e 17 gushtit 2013, nuk kishte cekur se me çfarë datash ata kanë filluar debatin për formimin e një partie, por Buzhala i referohej një grindjeje duke pretenduar ta hedhë poshtë përmbajtjen e lajmit.

“Pra, ndoshta e kishim formu ndonje parti, ama nuk kemi mundesi teknike, sepse jemi te prishte. Dhe se ne te dy nuk komunikojme me njeri tjetrin kete e di gjysma e shehrit, e po get nje informate te tille nuk e kane vetem gazetaret vigjilente te Indeksonline , qe rastesisht ju ka shpetu ky detaj. Mirepo kjo sigurisht nuk e zbeh gazetarine e tyre, packa se tash e disa ore ne balline po ju qendron nje genjeshter e madhe”, kishte shkruar Buzhala në Facebook.

Sipas kësaj logjike, tash meqë ata po flasin bashkë, mund të pritet formimi i partisë së re.

Ndërkaq, Dukagjin Gorani dhe Ilir Mirena në një reagim të ndarë prej Buzhalës, që kishte shkuar në adresat e redaksive të mediave kishin thënë se meqë nuk mbajnë më postet publike nuk ka nevojë të shkruhet për ta.

“As unë e as z. ilir Mirena nuk mbajmë poste publike, andaj nuk e kuptojmë përse ka nevojë të shpifet në emrin tonë”, kishin thënë në reagimin e tyre të datës 17 gusht.

Në shkrimin e Indeksonline ishte raportuar për afrimin e Buzhalës me Pacollin me të cilin ai ka raporte qysh nga koha kur punonte në gazetën “Express”.

“Sigurisht ideja është që me humbjen eventuale të Pacollit tia zëjnë vendin AKR-së në skenën politike. Këta janë njerëz që nga viti 2007 kanë tentuar të manipulojnë me Pacollin duke shantazhuar, madje edhe disa deklarata që janë cilësuar në opinion si gafa politike të Pacollit, janë rekomanduar nga këta individë që për qëllim kanë pasur mbajtjen në kontroll të rritjes politike të tij. por e gjitha kjo tingëllon si tendencë për të dëmtuar PDK-në në radhë të parë”, kishte thënë një burim i Indeksonline./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›