Tre protestues dhe dy efektivë policie trajtim në urgjencën e SUT-së, tre protestues dalin nga QSUT

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës, janë duke marrë shërbim mjekësor tre protestues dhe dy efektivë policie.
MSHM bën me dije se protestuesit dhe efektivët e policisë janë të gjithë koshient dhe në gjendje shëndetësore të mirë. Sipas njoftimit të MSHMS, nuk ka asnjë humbje jete.
Ndërsa, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, tre protestues kanë marrë mjekimin dhe kanë dalë nga spitali.
Sot, shënohet dita e dytë e protestës së studentëve përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.
Protesta ka nisur prej orës 11:00, ku studentët janë përplasur me forcat e policisë, kanë dëmtuar biznese, kanë hedhur zjarr pranë ministrisë së Arsimit, bizneseve pranë saj, etj.
/e.i/r.e/a.f/