Ambasada e Egjiptit në Tiranë: Nuk pati grusht shteti, ja çfarë po ndodh
Tiranë- Mbi trazirat në Egjipt ka reaguar edhe ambasada e këtij vendi në në Tiranë, e cila përmes një njoftimi për shtyp shprehet se ndryshimet e fundit politike në Egjipt s’kanë asnjë lidhje me atë çka po interpretohet si grusht shteti.
“Çdo përpjekje për ta paraqitur si grusht shteti atë që ndodhi gjatë ditëve të fundit, është e pabazuar në fakte dhe pa sens objektiviteti apo një përqasje të saktë ndaj asaj që po ndodh këto ditë në Egjipt…Një ndër pikat kryesore të kësaj axhende, është “thirrja e një Referendumi Popullor, brenda 30 ditëve, që të vendosë mbi amendamentet e propozuara kushtetuese…
Nëse referendumi miraton amendamentet kushtetuese, Presidenti i Republikës do të vendosë brenda 15 ditëve mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në një distancë kohore jo më pak se një muaj dhe jo më shumë se dy muaj. Përcaktimi i Zgjedhjeve Presidenciale do të bëhet një javë nga seanca e parë e Kuvendit të Ri të zgjedhur”,- shpjegon ambasada egjiptiane.