E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE miraton privatizimin e Hekurudhave greke

Komisioni Europian ka dhënë “dritën jeshile” për privatizimin e Ndërmarrjes Shtetërore greke të Hekurudhave (TRAINOSE). 

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, në një letër dërguar ministrit të Insfrastrukturës dhe Transporteve, Mihalis Hrisohoidis, thekson se ristrukturimi i arritur dhe privatizimi i ndërmarrjes së hekurudhave do ta shkarkojë ndërmarrjen nga çështja e subvencioneve shtetërore, do garantojë mbijetesën dhe zhvillimin e saj dhe do t’i rikthejë hekurudhat greke në qendër të konkurrencës europiane, ndërkohë që do të sjellë përfitime shtesë për ndërmarrjen, pasagjerët dhe biznesin. 

“Miratimi nga Komisioni Europian, i fillimit të procedurës për privatizimin e TRAINOSE hap një kapitull të ri, jo vetëm për historinë e hekurudhave, por edhe për investimet në vendin tonë”, deklaroi ministri Hrisohoidis.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›