E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e Kosovës: I ftuam të gjithë për hapjen e ambasadës. Për rrugën, ftesat i bëri bëri Basha

Share

Ambasada kosovare ka reaguar nepermjet nje njoftimi ne lidhje me mungesen e djeshme te kreut te shtetit, Bamir Topi dhe kreut te opozites, Edi Rama, gjate inagurimit te godines se saj. Sipas njoftimit, ftesat jane shperndare per te gjithe, ndersa per inagurimin e rruges “Ibrahim Rrugova”, nga ana e Bashkise se Tiranes. Me poshte njoftimi:

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë ndërsa merr shkas nga lajmet e publikuara sot në shtypin e ditës për mungesën e ftesave për Presidentin Bamir Topi dhe liderin e opozitë Edi Rama në aktivitetet e djeshme sqaron opinionin publik se ceremonitë e organizuara me rastin e 4-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Perurimi i Selisë së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe Pritja me rastin e 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës janë organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, ndërsa Ceremonia e përurimit të Rrugës, Ibrahim Rugova, ka qenë kompetencë e Bashkisë së Tiranës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në ceremonitë e organizuara prej saj, ka ftuar të marrin pjesë të gjithë autoritetet më të larta të shtetit shqiptar. Ambasada thotë se nuk është në kompetencën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë të bëjë ftesa për ceremonitë apo veprimtaritë që organizojnë institucionet e shtetit shqiptar, të nivelit qendror apo lokal. Ambasada sqaron gjithashtu se në veprimtaritë e organizuara nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, Protokolli i shtetit shqiptar nuk ka patur dhe nuk ka akses”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›