E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ dënon dhunën në Siri, mbështet rezolutën e OKB-së

Rezoluta për Sirinë e votua nga OKB-ja është përshëndetur nga Tirana zyrtarë, duke e cilësuar si dënim ndaj dhunës që po merr mijëra jetë njerëzish në Siri.

Përmes një deklarate për shtyp Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka deklaruar se renditet përkrah vendeve që dënojnë dhunën e regjimit të presidentit sirian Al Asadit.
Me anën e kësaj rezolute, komuniteti ndërkombëtar dënon me forcë dhunën tashmë të përhapur në tërë territorin e Sirisë, si dhe shtimin e numrit të viktimave të shkaktuara nga regjimi i Bashar Al Asadit mbi popullsinë e pafajshme të vendit të tij. Kjo rezolutë kërkon pushimin e mënjershëm të dhunës shtetërore mbi civilët, respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe mbrojtjen e popullsisë- thuhet në deklaratën për shtyp të MJ-së.

Rezuluta për Sirinë synon krijimin e një konsensusi ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës në ktë vend dhe ndaljen e përgjakjeve që po marrin çdo ditë dhjetra jetë njerëzish të pafajshëm.
Kjo rezolutë, e cila mori mbështetjen maksimale në votim, kërkon të sigurojë një transformim demokratik të shoqërisë e të sistemit shtetëror në Siri, nëpërmjet një procesi politik, në një mjedis të çliruar nga dhuna dhe ekstremizmi përfundon reagimi i MJ-së.

Ndërkaq dora e hekurt që po qeveris vendin regjimi i Al Asadit ka shënuar jo pak viktima në rrugët dhe qytetet siriane, që prej kohës kur nisën protestat antiqeveritare. Al Asadi- raportojnë mediat ndërkombëtare- po shtyp paturpësisht çdo proteste kundër regjimit të tij, me justifikimin se po ndalon rebelet.
Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tiranë, MPJ denon dhunën në Mitrovicë Tiranë- Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë, ka reagur...
  2. Kaosi në Siri, Asad vazhdon të përdorë dhunën Siri- Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën në kaosin e vazhdueshëm...
  3. Lavrov pas vizitës në Siri: Asad i gatshëm për të ndalur dhunën Rusi- Asad na garantoi se është i angazhuar për të...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›