E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori holandez: Aleanca Kuq e Zi ka mbledhur të rinj të mirëedukuar. Meta sduhet të dalë para shqiptareve

Share

Parashikimi ogurzi i kryediplomatit holandez pas reshjeve të dëborës: Duket se përmbytje të mëdha do të jenë të paevitueshme. Ambasadori thotë se Meta të rrijë larg prozhektorëve të vëmendjes

Henk van den Dool, kryediplomati i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, e nis intervistën me një mesazh të veçantë. Ai i shpreh simpatinë dhe solidaritetin banorëve të zonave të bllokuara nga bora, por hedh edhe një mesazh alarmant: Duket se përmbytje të mëdha do të jenë të paevitueshme!. Van den Dool thotë se shqiptarët nuk duhet të jenë objekt ping-pongu politik në këtë situatë dramatike.

Intervistoi: Skënder Minxhozi

Revista Java

Përpara se tiu përgjigjem pyetjeve tuaja, më lejoni të përfitoj nga ky rast për të përcjellë në emër të vendit tim ndjenjat e ngrohta të simpatisë dhe solidaritetit me të gjithë individët dhe familjet që vuajnë nga kushtet e pazakonta të këqija të motit. Mbështetja po tregohet nga të gjitha anët. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që mbështetja të jepet në një mënyrë të koordinuar, në mënyrë që kjo fatkeqësi natyrore të mos bëhet pre e përfitimeve apo keqpërdorimeve politike. Shqiptarët që janë bllokuar në dëborë nuk e meritojnë të bëhen objekt i ping-pongut politik. Unë dëshiroj të shpreh shqetësimin tim për atë çka mund të ndodhë kur dëbora të fillojë të shkrijë, gjë e cila është e paevitueshme. Duket se përmbytje të mëdha do të jenë të paevitueshme. Vitin e kaluar gjatë përmbytjeve që ndodhën në veri të Shqipërisë ne sollëm disa ekspertë holandezë, të cilët konkluduan me një numër propozimesh për mënyrën se si mund të menaxhoheshin këto probleme në periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë. Është vërtet një fatkeqësi që tani, më shumë se një vit më vonë dhe me probleme që shfaqen në horizont, më duhet të dëshmoj se zor se është ndërmarrë ndonjë veprim konkret.

Zoti ambasador, si e konsideroni situatën aktuale të negocimit dhe vendimmarrjes mes dy partive të mëdha, që lidhet me procesin e integrimit europian? A i bashkoheni edhe ju qëndrimeve të europarlamentarëve europianë, të cilët u deklaruan pak ditë më parë se një ngërç i kamufluar politik vijon të ekzistojë në politikën shqiptare?

Nganjëherë është e dobishme nëse e njëjta thënie apo deklaratë përsëritet e përsëritet vazhdimisht. Ne jemi të angazhuar dhe të vendosur për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe ne besojmë se statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është i arritshëm në një të ardhme të afërt. Është një listë me 12 prioritete kryesore dhe ne të gjithë patëm përshtypjen se prej nëntorit të kaluar, më në fund diçka filloi të lëvizte. Tashmë keni një Avokat të Popullit, i zgjedhur nëpërmjet një procesi të hapur e të lavdërueshëm, si dhe disa nga ligjet e përfolura me 3/5 të cilat kanë kaluar në parlament. Pavarësisht nga kjo, që nga Janari i këtij viti axhenda politike duket përsëri se udhëhiqet nga ndodhitë, fatkeqësisht në kurriz të proceseve që kanë nevojë për pak më shumë këmbëngulje e energji.

Gjithsesi, kur shikon prioritetet kryesore që mbeten, del shumë shpejt në përfundimin se arritja e tyre nuk kërkon ndonjë shkencë të madhe. Gjithçka është e arritshme dhe e mundshme. Dhe ajo çka ne të gjithë vazhdojmë ta theksojmë është fakti që gjithçka duhet fillon e mbaron tek vullneti politik!

Duket sikur ka një ndryshim në qëndrimin ndërkombëtar, ndaj zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të vendit. Një president konsensual, siç kërkon opozita, një president i diskutuar mes palëve, siç deklaroi së fundi ambasadori Arvizu apo një president kushtetues, siç do ta donte kryeministri Berisha? Cili variant ju duket më i përshtatshëm?

Unë nuk ndjehem shumë komod të trajtoj këtë çështje ndërkohë që Presidenti aktual, për të cilin unë kam shumë respekt, është ende plotësisht në detyrë. Gjithsesi, meqenëse gjithkush duket se e ka një opinion mbi këtë çështje, më lejoni tju them se mua nuk më duket shumë e dobishme që kjo çështje të kthehet në një diskutim semantik. Shumë shpejt, askush nuk do kuptojë më asgjë. Ashtu siç e shoh unë, Kushtetuta është shumë e qartë mbi këtë çështje dhe nuk ka nevojë të lindin kontradikta midis tre opsioneve apo qasjeve që ju përmendët.

Në sistemin Shqiptar, ndryshe për shembull nga sistemet e përdorura në Francë apo Shtete e Bashkuara të Amerikës, kreu i Shtetit nuk ka pushtet ekzekutiv dhe nuk pritet që të përzihet me politikën e përditshme. Përkundrazi, Presidenca Shqiptare është personifikimi i unitetit kombëtar dhe mbrojtësja e Kushtetutës. Si rregull, kjo mund të funksionojë kur personi që e mban këtë post të lartë dhe të rëndësishëm mund të gëzojë mbështetjen e gjithë shoqërisë. Nëse jo, Presidenca do të bëhet shumë vulnerable ndaj manipulimeve politike. Kjo është e reflektuar në Kushtetutë, e cila në mënyrë të pamohueshme preferon një kandidat të zgjedhur nga një shumicë e cilësuar votash. Votimi me shumicë të thjeshtë vjen vetëm si një zgjidhje e fundit, për të shmangur ngërçin, por është e qartë se nuk është opsioni më i preferuar. Për këtë arsye, Kushtetuta detyron partitë të bëjnë çështë e mundur për të gjetur kandidatin, i cili do të jetë i aftë të marrë votën e sa më shumë parlamentarëve që të jetë e mundur. Mos kemi iluzione: kjo gjë nuk do të jetë e lehtë. Por besoj absolutisht se kjo është e mundshme.

Gjyqi i Ilir Metës krijoi sërish tension politik në vend, si dhe u komentua gjerësisht brenda dhe jashtë Shqipërisë. Cili është opinioni juaj për këtë vendim të Gjykatës së Lartë?

Dëshiroj të tregohem shumë i kujdesshëm me këtë pyetje. Unë kam bindjen se avokatët, gjykatësit, gazetarët dhe madje edhe politikanët mund të komentojnë mbi vendimet e gjykatës sa të kenë qejf por diplomatëve nuk iu lejohet kjo gjë. Kështu që ju nuk do të merrni nga unë ndonjë koment në lidhje me përmbajtjen e vendimit gjyqësor. Ka pasur një akuzë, një investigim, një çështje gjyqësore dhe një verdikt (vendim gjyqësor). Ndoshta disa nga këto hapa/faza mund të ndiqeshin në një tjetër mënyrë, por edhe mënyra që është ndjekur është shumë më mirë se disa raste të tjera të ngjashme në të kaluarën kur procedurat janë stopuar, investigimet nuk janë kryer apo arsyetimi mbi meritat e rastit kanë munguar për shkak të mungesave procedurale të vërteta ose të perceptuara, humbja/mos arritja e afateve, etj.

Së dyti, unë e respektoj Z. Meta për dorëheqjen e tij dhe mbajtjen e një profili të ulët publik (tërheqje nga aktiviteti publik) përgjatë gjithë çështjes. Unë mendoj se gjëja e duhur për tu bërë dhe që do e mirëkuptoja fare mirë është nëse ai do të vendoste të rrinte larg prozhektorëve e vëmendjes edhe pak më gjatë. Unë dëgjova se ai synon të përfshihet aktivisht në punën e komis

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›