E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada e Kosovës në Londër merr një notë verbale nga ambasada e Swazilandit Flamuri i Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër ka marrë sot, një note verbale nga ambasada e Swazilandit në Kuvajt me një shkresë përcjellëse të ambasadorit të Swazilandit në këtë vend, Princi Senzangakhona Phesheya Dlamini, i cili në cilësi të emisarit të posaçëm të ministrit të jashtëm të Swazilandit ka mbajtur kontakte dhe biseda për njohjen me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Londër, Dr. Muhamet Hamitin. Nota verbale, nuk i adresohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës apo ndonjë institucioni tjetër në Kosovë, por ajo u drejtohet përfaqësuesve diplomatikë rezidentë dhe jo rezidentë të vet Mbretërisë së Swazilandit. Në këtë notë, Ministria e Punëve të Jashtme e Swazilandit i njofton misioneve veta diplomatike, se “Mbretëria e Swazilandit ka bërë njohjen formale të Republikës së Kosovës”. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes kanaleve diplomatike është në kontakt me autoritetet e Swazilandit, me qëllim të formalizimit të plotë të njohjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›