E Diel, 1 Nëntor 2026

Albert Rohan: Prishtinë-Beograd, bisedime praktike

PRISHTINE- Ish-ndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan, në një intervistë për BBC-në, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të përfshihen në bisedime për çështje praktike. Por ai thotë se kjo nuk mund të bëhet në 'një raund të madh negociatash'. "Edhe në propozimin tonë, në planin Ahtisaari mund të gjenden propozime që për një numër çështjesh Beogradi dhe Prishtina të diskutojnë për çështjet e përbashkëta, që janë praktike. Sepse, mbi të gjitha Kosova dhe Serbia janë fqinj dhe çdo vend në botë ka një numër të çështjesh praktike për të diskutuar me fqinjët që nga kufiri, doganat e deri tek mjedisi, transporti e kështu me radhë. Ka kaq shumë çështje për të cilat fqinjët kanë për të diskutuar dhe të arrijnë marrëveshje të caktuara. Kjo duhet të bëhet dhe është paraparë edhe me planin Ahtisaari. Prandaj, kurdo që të dyja qeveritë janë të gatshme që të fillojnë këto diskutime praktike, unë i përkrah ato", ka thënë Rohan.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›