E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA: Alibeaj-Nishani, nderhyrje ne pavaresine e Prokurorise

TIRANE - Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane, doli dje me nje deklarate lidhur me zhvillimet e fundit qe lidhen me ceshtjen "Fazllic". "Ne jemi shume te shqetesuar nga veprimet e fundit te Ministrit te Drejtesise dhe Ministrit te Brendshem per te nderhyre ne pavaresine e Prokurorise gjate nje hetimi ne vazhdim", - thuhet ne deklaraten e Zedhenesit te Ambasades se ShBA. Biks Aliu.

"Te gjitha ceshtjet, - vijon ambasada, - duhet te hetohen ne menyre te plote, teresore, dhe te pavarur pa kurrfare nderhyrjeje apo kercenimesh nga jashte ndaj prokuroreve".

Deklarata mbyllet me apelin se "respektimi i te gjitha institucioneve te pavarura eshte me rendesi thelbesore per nje demokraci te shendetshme".

Reagimi i ambasades amerikane vjen pasi ditet e fundit ka pasur perplasje mes ministrise se Drejtesise dhe asaj te Brendshme nga njera ane dhe Prokurorise se Pergjithshme nga ana tjeter. Kjo e fundit permes kryeprokurores Ina Rama u ankua dje se po nderhyhet ne pavaresine e saj ne procedimin e ceshtjeve te dyshuara per vepra penale.

Kurse ministria e Drejtesise thote se jane falsifikuar dokumentet lidhur me hapjen e ceshtjes penale per pastrim parash ndaj biznesmenit britaniko-boshnjak, Damir Fazllic.

Nga ana tjeter, Ministria e Brendshme ka kritikuar Prokurorine se kerkon te beje ndalim biznesmenesh me telefonata urdheruese, duke e cilesuar rastin "Fazllic", si nje perpjekje, per skandal me permasa nderkombetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›