E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braho: Hetimi nderkombetar sposton hetimet

Deputeti i LSI-se Spartak Braho kerkoi dje doreheqjen e Ministrit te Brendshem Bujar Nishani dhe atij te Drejtesise Enkelejd Alibeaj per veprimet e tyre qe cenuan pavaresine e Prokurorise se Pergjithshme. Sipas Brahos te dy ministrat duhet te largohen menjehere nga posti sepse cenuan rende organin e akuzes, duke kerkuar ndjekje penale per dy prokuroret qe kerkuan te marrin ne pyetje biznesmenin Damir Fazlic "Nuk ka ndodhur ndonjehere ne historine e ketij vendi, qe shteti te drejtohet nga klika te caktuara me interesa anti-kombetare", u shpreh Braho. Ashtu si Partia Socialiste dhe LSI eshte kategorikisht kunder ngritjes se nje hetimi nderkombetar per biznesmenin Damir Fazllic. Por per kete force politike reagimi i PS-se per kete ceshtje eshte shume i dobet e i vaket. "Hetim nderkombetar do te thote, qe te spostosh hetimet e prokuroreve tane per te marre eksperte te huaj, gje qe nuk eshte normale", tha Braho, duke kerkuar zhvillimin e protestave masive per te rrezuar qeverine e drejtuar nga Berisha. Deputeti i LSI-se tha se kreu i PS-se Rama eshte ai qe po e percan opoziten e majte, duke vijuar marreveshjet me Berishen sic eshte ajo e fundit per heqjen e imunitetit. Ai vuri ne dukje se ceshtja Fazllic tregoi se kush eshte Sali Berisha ne te vertete. "Kjo tregoi qarte politiken pro serbe te Berishes, tregoi qarte tregtine e armeve dhe te naftes qe Berisha ka zhvilluar me Serbine", vijoi deputeti i LSI-se. Sipas tij, Fazllic dhe i gjithe rrethi ku ai vepron, tregon qe eshte nje agjent i zbulimeve te huaja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›