E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pohimi i Ina Rames: Penalizimi behet vetem mbi baze provash

Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama zhvilloi dje analizen nente mujore te institucionit qe ajo drejton, ku leshoi mesazhe lidhur me zhvillimet e fundit qe lidhen me ceshtjen "Fazllic". Ina Rama citoi Kushtetuten kur tha se organi i prokurorise eshte nje institucion i pavarur i cili ka si funksion te tij te ushtroje ndjekjen penale dhe te perfaqesoje akuzen ne gjyq, ne emer te shtetit. "Ushtrimi i ndjekjes penale ndaj kujtdo qe dyshohet se ka kryer nje veper penale eshte jo vetem e drejte e organit te akuzes por, edhe nje detyrim ligjor i tij", - deklaroi Rama. "Ne kete sens detyra prioritare e punes se organit te akuzes, - vijoi znj. Rama, - eshte qe ndjekjen penale ta ushtroje ne perputhje me te gjitha normat ligjore qe jane ne fuqi ne shtetin shqiptar".

Ketu, Ina Rama kembenguli se "sigurisht askush nuk mund te ndeshkohet ne rast se nuk ka kryer nje veper penale por, te mos harrojme se detyra jone funksionale eshte qe kushdo qe ka kryer nje veper penale, te mos shpetoje nga venia para pergjegjesise ligjore".

Rama pranoi ne kete kuader, se "detyra e prokurorise eshte te ushtroje ndjekjen penale duke e mbeshtetur veprimtarine dhe vendimmarrjen per venien para pergjegjesise penale vetem mbi prova te mbledhura ne perputhje me ligjin". Ndersa perforcoi kete qendrim, kur tha: "Qofte veprimtaria e organit te akuzes, qofte konkluzionet e nxjerra prej tij ne vijim te hetimeve qe zhvillohen, duhet te jene te mbeshtetura vetem ne prova dhe ne ligj, te pandikuara nga influenca jashteligjore apo nga presione te cfaredo lloj forme qofshin ato". Ne kete kuader, Ina Rama i kujtoi prokuroreve ne varesi te saj, faktin se "ushtrimi me korrektesi i funksioneve kushtetuese te prokurorise merr nje rendesi te vecante ne ditet e sotme, per vete momentet ne cilat po kalon shteti shqiptar dhe e gjithe shoqeria shqiptare".

"Jemi ne prag te momenteve historike te zhvillimeve te proceseve qe do te pershije Shqiperine ne organizmat Euro-Atlantike dhe ne Bashkimin Evropian dhe ne kete situate funksionimi sa me mire i sistemit te drejtesie eshte nje element kyc i ketyre proceseve, per pasoje edhe puna qe do te kryeje organi i akuzes si nje nga agjencite kryesore te zbatimit te ligjit, merr nje rendesi thelbesore", - theksoi znj.Rama.

Rama me tej pranoi se "sigurisht qe funksionet e tij kushtetuese organi i Prokurorise nuk mundet t'i ushtroje i vetem por, ne nje linje me te duhet te jene te gjitha agjencite e zbatimit te ligjit ne Shqiperi". Ketu kryeprokurorja perfshiu sistemin gjyqesor por, edhe institucionet qeverisese, "ne menyre qe puna jone e perbashket te jape rezultat". Ne kete kontekst Rama pranoi se "bashkepunimi me keto institucione duhet te shihet si nje domosdoshmeri per suksesin tone te perbashket pavaresisht nga veshtiresite qe shfaqen ne momente te caktuara".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›