E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nuk mund te kerkoje Berisha hetim nderkombetar

TIRANE - Partia Socialiste eshte kunder idese se kryeministrit Sali Berisha, per nisjen e nje hetimi nderkombetar per ceshtjen Fazllic, duke e quajtur nje manover, per te penguar hetimin kushtetues. Kryetari i PS-se, Edi Rama tha dje se Berisha me propozime te tilla po synon te pengoje proceset e tjera hetimore. "Hetimin nderkombetar nuk mund ta vendose as Sali Berisha, as klani i tij, qe eshte i perfshire drejtperdrejte ne kete hetim, jo si subjekt, por si objekt i hetimit, e as forcat qeveritare te cilat bejne mire t'i mbajne duart larg nga Prokuroria, bejne mire te shikojne se po shkojne shume larg ne perpjekjen per t'i qendruar solidar kryeministrit te tyre, i cili le te marre kurajen e te shkoje ne prokurori, ta ndihmoje prokurorine", tha Rama. Sipas tij, kreu i qeverise mund ta ndihmoje me shume organin e akuzes, me ato qe di, shume me teper, sesa mund ta ndihmonin prokurore hipotetike nderkombetare. Kreu i PS-se hodhi poshte edhe fjalet e kryeministrit se eshte per ngritjen e nje komisioni hetimor per Prokurorine e Pergjithshme. "Ne qofte se kryeministri ka pare gjate endrrave te tij te keqija, se une kam kerkuar nje komision hetimor parlamentar per prokurorine, apo ne rast se i duhet ta thote dhe kete genjeshter, mes shume te tjerash, per te shperndare tym sa te mundet ne kushtet, kur eshte i dyshuari i madh per shume e shume zullume qe lidhen me ngjarje tragjike dhe me seksere te llojit, qe shqiptaret sapo pane gjate diteve te fundit, kjo eshte ceshtja dhe halli i tij, nuk eshte problemi im dhe as problemi yne", pergenjeshtroi Rama. Ai theksoi se problemi i vetem i opozites eshte te cliroje vendin nga kthetrat e kesaj kaste e cila e ka kthyer pushtetin e dale nga vota e qytetareve ne nje instrument per perfitime te paligjshme. "Nuk ka nevoje askush pervec Sali Berishes dhe kastes se tij per nje komision hetimor, i cili do te thote as me shume e as me pak, po nderhyrje flagrante ne punet e nje institucioni kushtetues me qellimin e qarte e te shprehur per te mos e lejuar qe te zbardhe te vertetat qe lidhen drejtperdrejte me kete klan", theksoi Rama. Ne keto kushte ai i sugjeroi kryeministrit Berisha dhe sekserit te tij serb apo ministrave te qeverise qe te gjenin disa avokate te mire. "Askush te mos mendoje duke filluar nga Sali Berisha, e pastaj te gjithe keta papagallet e tij, qe ne fakt eshte gjynah qe t'ju kerkojme qe te mos mendojne se ne fakt nuk mendojne, se opozita do te rrije e heshtur, se Partia Socialiste do te rresht se kerkuari nga Prokuroria e Republikes qe te beje detyren karshi Kushtetutes, ligjit e gjithe qytetareve e qytetareve te ketij vendi qe paguajne taksat per te mbajtur kete sistem ne kembe dhe ne funksion", vijoi ai. Rama u ankua dhe nga presionet qe vazhdojne ti behet Prokurorise se Pergjithshme. Sipas kreut te selise roze, historia e sekserit serb te Sali Berishes dhe te klanit te tij nuk eshte asgje tjeter vecse nje tjeter gur i nje mozaiku qe po zbulohet perdite ne syte e shqiptareve, qe eshte mozaiku i keqqeverisjes se puneve publike dhe i qeverisjes me instrumentet e pushtetit te qytetareve i puneve private, duke e kthyer qeverine e ketij vendi ne nje mjet per te garantuar perfitime te paligjshme. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›