E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA: Anëtarët e KQZ, apolitikë. Janë betuar për të kryer detyrën

Gazeta Shqip

aleksander-arvizu3Ambasada amerikane ka reaguar mbrëmjen e sotme për çështjen e zëvendësimit të anëtarit të LSI në KQZ. Përmes një njoftimi për shtyp ambasada amerikane ka përshëndetur vendimin e sotëm për parlamentit për mosbotimin e shkarkimit të anëtarit të LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Muho dhe ka bërë thirrje që të mos preket KQZ pasi anëtarët e saj janë apolitikë.

Ne mirëpresim vendimin e sotëm për të shtyrë votimin e kuvendit mbi anëtarësinë në KQZ, dhe nxisim partitë politike që ta përdorin këtë kohë për diskutime konstruktive dhe konsultime të gjera. Shtetet e Bashkuara iu kanë bërë thirrje në mënyrë konsekuente dhe të përsëritur të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri atyre në qeveri dhe atyre në opozitë që të veprojnë në mënyra të tilla që rrisin besimin e publikut në ndershmërinë dhe integritetin themelor të procesit zgjedhor. Të tilla veprime do të përmirësonin perspektivën që rezultati i zgjedhjeve të pranohet nga të gjitha palët dhe nga publiku, në të mirë të demokracisë dhe integrimit më të thellë të Shqipërisë në bashkësinë euroatlantike të kombeve.

Për sa i përket përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është me rëndësi të mbahet mend që anëtarët e KQZ-së të cilët u përzgjodhën dhe emëruan mbi bazën e konsensusit ndërpartiak, në përputhje me Kodin Zgjedhor konsiderohen se janë apolitikë. Me tu emëruar, anëtarët e KQZ-së janë betuar, dhe janë të detyruar, që të kryejnë detyrat e tyre për të realizuar zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike në Shqipëri. Duke pasur parasysh një kontekst të tillë si dhe për hir të qartësisë morale ne nxisim të gjitha aktorët politikë që të riafirmojnë përkushtimin e tyre të shpallur ndaj integritetit dhe transparencës procedurale kur shqyrtojnë çfarëdo veprimi të mundshëm lidhur me përbërjen e KQZ-së, thuhet në deklaratë.

11 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Ambasada e SHBA: Anëtarët e KQZ, apolitikë. Janë betuar për të kryer detyrën burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›