E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali Folklorik i Rapsodëve , Lezha kthehet në kryeqendrën e aktivitetit

Për të dytën herë radhazi, qyteti i Lezhës do të presë  “Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Rapsodëve dhe Instrumentisëtve Popullor “,  që organizohet nga Ministria e Kulturës, Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike me mbështetjen e bashkisë së Lezhës.

Memoriali i Skënderbeut do të jetë arena e këtij festivali, ku me 13 dhe 14 Prill pritet të konkurojnë rapsodët dhe instrumentistët nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Organizimi i këtij evenimenti mjaft të rëndësishëm kulturor do të gjallërojë jetën kulturore dhe artistike në qytetin historik të Lezhës, ndërsa grupet pjesëmarrëse do të vizitojnë edhe pikat turistike të këtij qyteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›