E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet në komisariat ish-polici, aktivist i AK-së

Silvana Muça

50-vjeçari u gjet pa ndjenja në rrugë. SHKB, hetim policisë

Silvana Muça

Ndue Kolci (2)Një ish-polic, i cili punonte si roje i objekteve private dhe ishte anëtarësuar tek Aleanca Kuqezi, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në dhomat e pritjes së Komisariatit nr. 3 në Tiranë. 50-vjeçari Ndue Kolçi është gjetur i gjakosur dhe pa ndjenja në rrugë dhe pas mjekimit në spital, patrulla e kishte shoqëruar në ambientet e policisë, pasi me vete kishte një pistoletë lodër. Por, aty ka lidhur rripin në një hekur dhe ka varur veten. Ngjarja e rëndë në ambientet e komisariatit ka ngritur menjëherë në këmbë Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe Avokatin e Popullit, që kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse policia ka ndjekur procedurën standarde për këtë rast. Nga ana tjetër, edhe prokuroria po heton shkaqet, që kanë çuar 50-vjeçarin drejt vetëvrasjes, ku paraprakisht mendohet se ky veprim është kryer në gjendje të dehur.

Shoqërimi

Sipas policisë, gjithçka ka nisur pas një telefonate në sallën operative, e cila njoftonte se në qendër të Laprakës, gjendej i shtrirë dhe i gjakosur një person. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e policisë së Komisariatit nr. 3, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe i kanë dhënë ndihmën e parë, duke e dërguar Kolçin në spital. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, 50-vjeçari është shoqëruar në ambientet e pritjes së komisariatit, pasi ishte në gjendje të dehur dhe me vete i është gjetur një pistoletë, ku pas verifikimeve nuk ishte armë zjarri, por lodër. Shoqërimi është kryer, me qëllim për verifikime të mëtejshme, sepse ky shtetas ishte i dëmtuar në pjesën e kokës, e për pasojë policia do ta merrte në pyetje për të ditur autorin që i kishte shkaktuar plagët, ose nëse ai ishte lënduar vetë, deklaroi policia.

Vetëvarja

I ndjeri me bashkeshorten

I ndjeri me bashkeshorten

Gjatë momenteve të pritjes, rreth orës 3:40 të mëngjesit të së enjtes, ai i ka dhënë fund jetës. Në momentin që oficerët e policisë kanë hyrë në dhomë, për ta marrë në pyetje, e kanë gjetur 50-vjeçarin pa shenja jete. Ata njoftuan kreun e komisariatit dhe më pas drejtuesit e tjerë të policisë së Tiranës. Pas kësaj, trupi i të ndjerit është dërguar në morgun e Tiranës dhe në mesditë është tërhequr nga të afërmit. Ekspertët mjekoligjorë vunë re se në pjesën e kokës, Ndue Kolçi kishte disa plagë të lehta, por jo serioze. Nga konkluzionet e para dyshohet se i ndjeri ka gjetur vdekjen si pasojë e varjes me rrip.

Hetimet

Grupi hetimor, duke marrë në pyetje të afërmit dhe familjarët e të ndjerit ka arritur të rindërtojë ngjarjen, për të zbardhur motivin e vetëvrasjes. Sipas hetimeve, mbrëmjen e së enjtes, Ndue Kolçi i kishte kërkuar së shoqes, Violetës, 2 mijë lekë. Ajo nuk ia kishte dhënë me arsyetimin se Kolçi do ti shpenzonte për pije. Nuk të jap para sepse na duhen për të nxjerrë shpenzimet e muajit. Nuk kam ndërmend që të futem në borxhe nëpër komshinj, mësohet ti ketë thënë bashkëshortja 50-vjeçarit. Si pasojë e kësaj, ai ka shkuar tek fqinji i tij, i cili kishte edhe një lokal të vogël poshtë pallatit. Më jep 20 mijë lekë se më duhen. Nëse nuk ti kthej deri nesër, mi bëj hallall, ka qenë kërkesa e fundit e Ndue Kolçit. Sipas të dhënave, nuk ishte hera e parë që ai merrte para borxh tek fqinji, por gjithmonë i paguante në kohë dhe në mënyrë shumë korrekte. Pas kësaj, ai mendohet se ka shkuar për të pirë, ndërkohë që bashkëshortja mendonte se ishte në punë dhe ka mbetur e shtangur kur është njoftuar nga policia për gjithçka kishte ndodhur, ndërkohë që ka kërkuar të zbardhet e vërteta e vetëvrasjes në ambientet e komisariatit. Ndue Kolçi jetonte prej 15 vjetësh në katin e dytë të një pallati. I ndjeri nuk ka pasur fëmijë nga martesa shumëvjeçare me Violetën. Burrë e grua ishin fëmijë të befetrofit, sepse prindërit i kishin braktisur. Ndonëse kishin motra dhe vëllezër prej nëne ose babe, nuk kishin marrëdhënie të ngushta me ta. Ndue Kolçi ka qenë anëtar i partisë Aleanca Kuqezi. Pas publikimit të lajmit, përfaqësues të kësaj partie kanë shkuar në banesën e të ndjerit për të marrë informacion, në lidhje me shkaqet që çuan në vetëvarje. Sot në mëngjes, poshtë pallati erdhi një djalë i ri dhe thoshte që ishte i AK-së. Ai na pyeste se përse Nushi kishe vrarë veten në polici. Nuk e di arsyen e këtij veprimi, por u thashë që nuk isha në dijeni të asnjë informacioni, tha një banore e pallatit, ku jetonte viktima.

SHKB

Banesa e Ndue Kolcit

Banesa e Ndue Kolcit

Menjëherë pas ngjarjes, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe institucioni i Avokatit të Popullit kanë nisur inspektimet përkatëse, për vetëvrasjen e 50-vjeçarit. Këta të fundit do të hetojnë procedurat e ndjekura nga personat që shoqëruan Kolçin. Gjithashtu do të shihet nëse punonjësit e policisë kanë plotësuar të gjitha standardet e mbikëqyrjes së tij në dhomën ku ai po mbahej. Një tjetër pistë e hetimit do të jetë edhe ajo e respektimit të të drejtave të viktimës dhe nëse ndaj tij është ushtruar dhunë fizike, apo psikologjike. Ndërkaq, policia në një komunikatë zyrtare është shprehur se në ambientet ku është mbajtur Ndue Kolçi, lejohet që të shoqëruarit të mbajnë sende personale si celularë, syze, orë, unaza, lidhëset e këpucëve, rrip pantallonash etj., heqja e të cilave nga policia do të përbënte shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Mësohet se strukturat kompetente janë duke kryer hetime të mëtejshme, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në familje

Edhe pse janë të bindur për vetëvrasjen, të afërmit kërkojnë të dinë motivin e aktit

Fqinji: Si i tregova Violetës për vetëvrasjen e bashkëshortit

Të afërmit e viktimës kanë mbetur të shtangur me aktin vetëflijues të Ndue Kolçit dhe kërkojnë që të zbardhet e vërteta. Ata thonë se nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë problemi që 50-vjeçari mund të ketë pasur kohët e fundit, kështu që për ta, mbetet gjithçka mister. Nuk e dimë arsyen se përse Nushi e ka vrarë veten. Jemi habitur dhe nuk e prisnim një gjë të tillë. Lajmin e hidhur e morëm vesh nëpërmjet televizorit. Dimë që para pak kohësh ndërroi vendin e punës. Mund të jetë kjo arsyeja e mërzitjes së tij. Nuk dimë se çfarë të themi. Jemi të tronditur nga e gjithë kjo histori, shprehet një nga të afërmit e viktimës, ndërsa rrëfen për historinë e ish-policit. Më tej, ai shpjegon se çifti nuk ka fëmijë dhe vetëm njëri-tjetrin kishin në këtë botë. Ai iku dhe e la të vetëm si kërcu Violetën. Nuk e di si do tia bëjë hallit e shoqja, tani që i iku shoku i jetës, shprehet një zonjë, e cila thotë se e ka të afërm të largët. Fqinji i Ndue Kolçit thotë se ka qenë ai që ia përcolli lajmin e hidhur bashkëshortes së viktimës. Sot në mëngjes erdhën disa persona të policisë dhe pyetën se ku e kishte shtëpinë Nushi sepse donin të njoftonin të shoqen. Ishin shumë të shqetësuar, pasi nuk dinin si tia përcillnin lajmin. E mora unë përsipër këtë gjë. Çdo ditë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›