E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA Demonstrata mund te jete e dhunshme

Faksimile e njoftimit zyrtar

Tirane 27 Janar 2011 NOA Update 8211 Demonstrata e dites se neserme ka bere qe Ambasada Amerikane ne Tirane te marre masa per te informuar qytetaret e saj. Ne nje njoftim te publikuar ne faqen e internetit te ambasades u behet apel qytetareve qe te limitojne udhetimet ne kryeqytet per diten e neserme dhe tu shmangen tubimeve politike gjate diteve ne vijim.

Ambasada i referohet protestes se dhunshme te ndodhur me daten 21 janar dhe kerkon nga qytetaret amerikane qe te tregohen te kujdesshem.

Ambasada ka mesuar se Partia Socialiste PS ka aplikuar per nje leje ne Policine e Shtetit Shqiptar per te mbajtur nje demonstrim publik ne qytetin e Tiranes te premten me 28 janar. Ambasada nuk ka informata specifike per skenen e demonstrates por raportet e medias tregojne se demonstruesit mund te mblidhen nga 10 drejtime ne gjithe qytetin per te marshuar ne rrugen kryesore thuhet ne njoftimin e ambasades amerikane.

Po ashtu Ambasada njofton se ne demonstraten e kaluar kane perfshire te gjitha arteriet kryesore hyrese te qytetit dhe qendren rreth Parlamentit zyres kryesore te Kryeministrit dhe bulevardin Deshmoret e Kombit.

Ambasada sjell ne vemendje te opinionit faktin se ne demonstraten e 21 janarit gjeten vdekjen 3 persona dhe u lenduan shume te tjere duke perfshire edhe punonjes te policise.

Ne vleresimin e situates ne Shqiperi per qytetaret amerikan theksohet se ne vitet e fundit ne kete vend jane bere shume demonstrata paqesore por ato mund te kthehen papritur ne te dhunshme dhe mund te jene te rrezikshme.

Ne u kujtojme qytetareve te SHBA-se se demonstrata edhe pse kane qellim te jene te qeta mund te kthehen ne te dhunshme dhe te paparashikueshme. Ju duhet ti shmangni ato nese eshte e mundshme thuhet ne njoftimin e ambasades se SHBA.

Nga ana tjeter selia diplomatike e SHBA-se thekson se demonstratat mund te zhvillohen edhe ne qytete te tjera ndaj dhe fton qytetaret e SHBA-se qe te jene te vemendshme ndaj raportimeve te medieve per zhvillimin e tubimeve.

Ndersa per qytetaret amerikane qe kane planifikuar te vijne ne Shqiperi ambasada kerkon qe ata te monitorojne faqen e internetit te ambasades per te marre informacione.

Gjithashtu per neser ambasada jep dhe njoftimin e saj te meparshem qe ka te beje me mbylljen e saj gjate dites se neserme. Ambasada do te mbyllet te premten ne 28 janar dhe keshillon personelin qe te kufizoje te gjitha udhetime e panevojshme gjate protestave thuhet ne njoftim.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›