Të majtët në PE: Forcat politike, kontribut për demokracinë

Grupi i eurodeputetëve të majtë në Parlamentin Europian, ditën e sotme shprehën shqetësimin e tyre përsa i takon situatës së rënduar politikë në Shqipëri. Grupi i Socialistëve në Parlamentin Europian konfirmuan të drejtën themelore të popullit shqiptar për të demonstruar, por, në të njëjtën kohë, kërkuan që të vihen përpara drejtësisë përgjegjësit e 3 vrasjeve të ndodhura para kryeministrisë.
“ Ata që janë përgjegjës për vrasjen e tre pjesëmarrësve në demonstratë duhet të vihen para drejtësisë dhe për këtë arsye autoritetet shqiptare duhet të bashkëpunojmë plotësisht me zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në kryerjen e hetimeve të nevojshme”, thuhet në deklaratë".
Ndërkaq, Grupi i Socialistëve i fton udhëheqësit e të gjitha forcave politike të tregojnë qetësinë dhe përmbajtjen e nevojshme në situatën e vështirë që po kalon Shqipëria. Ato duhet të kontribuojnë për demokracinë dhe stabilitetin e vendit.
"Ndërhyrja në rrjedhën e drejtësisë për të shmangur arrestimin e atyre që dhanë urdhër për të shtënat me armë janë të papranueshme në një vend që kërkon të integrohet në BE”, ndërsa i bëjnë thirrje të gjitha forcave politike "për të zgjidhur problemet e Shqipërisë me anë të dialogut. Një dialog i tillë është një parakusht për hapat e mëtejshëm drejt integrimit evropian , mungesa e tij do të rrezikonte seriozisht marrëdhëniet e vendit me BE”, theksohet në deklaratë.