E Diel, 1 Nëntor 2026

PE Shqiperia ka nevoje per drejtesi dhe stabilitet

Pamje nga protestat

E enjte 27 janar 2011 NOA- Grupi i Socialisteve dhe Demokrateve ne Parlamentin Europian shprehu sot shqetesimin e tij te thelle mbi perkeqesimin e situates se polarizimit politik ne Shqiperi.

Sipas tyre nje vend si Shqiperia eshte i lidhur ngushte me Bashkimin Europian permes Marreveshjes se Stabilizim Asocimit dhe qe ka aplikuar per anetaresim ne Bashkimin Europian.

Per kete arsye ai denoncon fuqimisht adoptimin e nje rezolute nga partite e mazhorances qeverisese ne Parlamentin Shqiptar ku demonstrata e se premtes se shkuar ne Tirane shpallet si nje rrethim i paligjshem i Kryeministrise dhe nje tentative per grusht shteti nga kryetari i Partise Socialiste kunder qeverise.

Grupi insiston qe ata qe kane qelluar kunder tre pjesemarresve ne demonstrate te nxirren perpara drejtesise dhe per kete arsye kerkon qe autoritetet shqiptare te bashkepunojme plotesisht me zyren e Prokurorise se Pergjithshme per te kryer hetimet e nevojshme. Grupi kritikon deklaratat e Kryetares se Kuvendit dhe te Kryeministrit qe ushtrojne presion ndaj Prokurorise se Pergjithshme per te hequr dore nga akuzat kunder atyre qe kane qelluar.

Grupi i Socialisteve dhe Demokrateve ne Parlamentin Europian thekson se hapja e zjarrit kunder qytetareve dhe nderhyrja ne punet e drejtesise per te shmangur arrestimin e atyre qe dhane urdher per te qelluar jane te papranueshme ne nje vend qe kerkon te anetaresohet ne Bashkimin Europian.

Ai u ben thirrje udheheqesve te te gjitha forcave politike qe te zgjidhin problemet e Shqiperise dhe te vendosin per te ardhmen e vendit permes dialogut konstruktiv dhe ne nje menyre qe perputhet me ambiciet e Shqiperise ne rrugen e saj drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian. Ky dialog per te gjetur zgjidhje politike perben nje parakusht per hapat e metejshem drejt integrimit evropian  mungesa e tij do te rrezikonte seriozisht marredheniet e vendit me BE.

Grupi i Socialisteve dhe Demokrateve ne Parlamentin Europian konfirmon te drejten themelore te popullit shqiptar per te demonstruar. Por ai konsideron se ne rrethanat aktuale organizimi i veprimeve te tilla mund te perkeqesoje edhe me tej tensionin ne vend dhe mund te rezultoje ne gjakderdhje te metejshme. Per kete arsye ai i fton udheheqesit e te gjitha forcave politike te tregojne qetesine dhe permbajtjen e nevojshme ne situaten e veshtire qe po kalon Shqiperia. Ato duhet te kontribuojne per demokracine dhe stabilitetin e vendit.

Se fundi Grupi i Socialisteve dhe Demokrateve ne Parlamentin Europian i ben thirrje Komisionit dhe Perfaqesuesit te Larte qe te shtojne perpjekjet e tyre per te krijuar kushtet per te gjetur nje rrugedalje nga kjo krize serioze ne Shqiperi dhe te angazhohen me udheheqesit kryesore politike ne nje dialog konstruktiv per kursin e ardhshem politik te vendit te tyre.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›