Xhaferri Rama borxhli ndaj Shqiptareve

Ferdinand Xhaferri
Tirane 27 janar 2011 NOA- Gjate konferences per shtyp Ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri beri te ditura te dhenat e turizmit per vitin e shkuar.
Gjate fjales se tij ministri theksoi se vendin tone e vizituan rreth 3.5 milion turiste si dhe paraqiti prioritetet edhe per kete vit ne fushen e turizmit.
Nje reagim i ashper erdhi nga kjo ministri edhe per ngjarjet e 21 janarit ku Xhaferri theksoi se demonstrata e 21 janarit i dha nje goditje te rende imazhit qe kishte krijuar Shqiperia keto pese vitet e fundit dhe se Rama i ka hyre ne borxh ketij vendi.
Ky zoteri 1 vit e gjysme me pare coi Partine Socialiste ne zgjedhje dhe vete ngeli ne Bashki muaj me pare futi deputetet socialiste ne greve urie dhe vete darkonte te restoranti i Fidelit nje jave me pare grumbulloi 300 rrugace dhe i futi ne nje tentative per puc shteti dhe vete qendronte ne restorant deklaroi ministri.
Xhaferri e cilesoi demonstraten si tentative te kryetarit te opozites Edi Rama per te marre pushtetin me dhune.
a.y/NOA