E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e dhuruesve të gjakut, Lushnje, asnjë vullnetar në bankën e gjakut


Dita ndërkombëtare e dhurimit të gjakut, nuk ka ndryshuar asgjë për bankën e gjakut në Lushnje.

Situata aty mbetet e vështirë. Gjaku për të trajtuar 300 të sëmurët talasemikë që kërkojnë transfuzione çdo javë mungon.

Edhe pse në sheshin kryesor të qytetit ndodhej një ambulance me të gjitha mjetet për të marrë gjak nga persona vullnetare, deri në mesdite askush nuk u paraqit për të dhuruar gjak.

Sigurisht që duhet me shumë punë dhe thirrja e mjekëve ematoligë, është në drejtim të ndërgjegjes qytetare për të shpëtuar jetë.

Në bankën rajonale të gjakut Lushnje trajtohen të sëmurë talasemikë nga rrethet e Lushnjes, Fierit,Beratit e Kuçovës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›