E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA pezullon punën: Dhuna mund të vazhdojë

Godina e Ambasadës Amerikane në Tiranë

Tiranë, 23 janar, NOA Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, paralajmëron qytetarët e saj që të ruhen nga dhuna që mund të vazhdojë gjatë demonstratave këto ditë në vend. Në një njoftim të pubikuar  dje në faqen e saj të internetit ambasada thekson se ka informacione nga mediat vendase për zhvillimin e një mitingu gjatë ditës së sotme.

Media lokale raportojnë se demonstrata të tjera ka të ngjarë të ndodhin në bulevardin kryesor të Tiranës Dëshmorët e Kombit dhe në zona të tjera në të gjithë qytetin në ditën e diel, 23 janar dhe mund të jenë të vazhdueshme për disa ditë, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Nga ana tjetër, gjithmonë duke cituar mediat vendase, SHBA paralajmëron qytetarët se mund të ketë protesta më të gjitha qytetet e vendit.

Personeli i ambasadës së SHBA është njoftuar se të gjitha funksionet zyrtare të ambasadës janë të pezulluar deri në një njoftim të mëtejshëm dhe çdo udhëtim personal i panevojshme duhet të jetë i kufizuar, thuhet në deklaratë duke u kujtuar shtetasve amerikan se duhet të largohen nga zonat e demonstratave.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›