E Shtunë, 31 Tetor 2026

VRASJE POLITIKE ME PARAMENDIM DHE PRAPAMENDIM

Te gjitha do te harrohen nga demon strata e se premtes. Dhe jane per tu harruar. Vetem vrasjet nuk do te harrohen kurre. Ajo qe nuk riparohet me ajo qe nuk vjen me jeta e nderprere me plumba ajo nuk shuhet nga kujtesa. Vrasjet do te mbeten pergjithmone ne kapitullin e diteve te pergjakshme te tranzicionit tone. Ato do te shpjegojne me mire se asgje tjeter nje kohe qe eshte koha e tanishme nje pushtet i cili eshte pushteti i tanishem nje qeverisje qe eshte qeverisja e
tanishme nje kryeminister qe eshte kryeministri i tanishem nje opozite qe eshte opozita e tanishme nje kryetar shteti qe eshte Presidenti i tanishem e keshtu me radhe. Vrasjet politike nuk mund te kene emer tjeter. Vrasjet e njerezve te paarmatosur ne bulevardin publik para dhe jashte kangjellave rrethuese te oborrit te kryeministrise jane te tilla qe marrin me vete ne gjyqin e se vertetes te gjithe faktoret dhe aktoret e periudhes kur ndodhin. Do te ishin plasur ne mjegull edhe vrasjet dhe plagosjet e pardjeshme do te kishin perfunduar ne mbreterine pa verdikt
te thashethemeve dhe shpifjeve qeveritare nese kavaleria e mediave elektronike te vendit nuk do te kishte filmuar nga fillimi ne fund cdo sekonde te kohes dhe do centimeter te hapesires ku u zhvillua demonstrata para kryeministrise. Duke filmuar per nevojat e stacioneve te tyre kamerat fiksuan kohen dhe drejtimin nga erdhen plumbat. Besnikeria e verber e kamerave nxori blof serish shpikjet dhe shpifjet e qeverise qe kishte harruar te bente hesapet me teknologjine e masmedias elektronike si nje deshmitare e pa shpirt dhe e pameshirshme ne teatrin e ngjarjeve. Rindertimi minute per minute i kronologjise se protestes ashtu sic eshte filmuar nga shume kamera tregon se vrasjet u kryen ne kohen kur demonstrata kishte filluar te veteshperndahej. Ky fakt vertetohet fare lehte nga prania gjithnje e me e rralluar e protestuesve para kryeministrise.

Nuk eshte me nje mase kompakte ku nuk mund te levizesh pa te hapur dikush rrugen. Nuk eshte me ai zemerimi qe pasoi perdorimin nga policia te gazit lotsjelles dhe te ujit. Nuk eshte me
entuziazmi i ngjitjes se turmes ne kangjellat e perparme te kryeministrise me fytyre nga
bulevardi dhe me shpine nga godina. Ka rene tempi. Demonstrata ka shfryre dhe po vazhdon
keshtu drejt shfryrjes se plote. E gjithe kjo duket shume qarte ne sekuencat e filmimeve
pak sekonda para vrasjeve. Me perjashtim te nje djaloshi ne vije te drejte me porten e
jashtme te godines se kryeministrise qe flakeron nje gur gati i pavetedijshem se askush nga te pranishmit prapa tij nuk po e imiton gjithe te tjeret e fokusuar ne kamera jane ne trotuar ose ne bulevard disa metra jashte rrethimit te kryeministrise. Mjaft prej tyre duken me shume si kureshtare se sa si demonstrues. Nga nje grup i vogel te tjetri apo nga nje individ te tjetri ka hapesira boshe per te hedhur valle. Qe do te thote se protesta eshte ne shterim. Kamerat deshmojne se momenti i shterimit te demonstrates eshte paradoksalisht edhe momenti i perdorimit te armeve te zjarrit nga brenda oborrit te kryeministrise. Nuk duam te ndalemi ne
faktin se shperthimi i skajshem i egersise ne kushtet kur njerezit jane pakesuar apo jane
duke u larguar nga sheshi eshte nje akt i mirefillte burracakerie. Nje fakt tjeter eshte
shume me i rendesishem per zbardhjen e vrasjeve . Perse vrasjet u kryen kur demonstrata
po shuhej dhe rreziku hipotetik per pushtimin e dhunshem te kryeministrise ishte me i paqene se kurre Perse armet qe mund te perdoren vetem ne kushtet e sulmit te armatosur mbi institucionin u perdoren per te vrare demonstrues qe nuk ishin te armatosur nuk po sulmonin dhe
nuk gjendeshin as fizikisht brenda rrethimit te kryeministrise Ndersa prokurorise i
bie barra te hetoje dhe identifikoje urdhra motive rrethana dhe emra konkrete qe
lidhen me masakren cdokush qe ka nje minimum objektiviteti mund te beje disa
arsyetime dhe pohime logjike ne lidhje me aktin e fundit tragjik te demonstrates.
Ata qe kane qelluar ne mish te gjalle te vritet kush te vritet apo ndonje qe ka
qelluar duke marre shenje per qejf te gishtit nuk jane ndodhur ne kushtet e
panikut qe krijon frika se mos dikush mund ti vrase prandaj duhet te qellojne perpara
se te qellohen. Bie kategorikisht versioni i ushtarakut te trembur apo gjaknxehte qe
shtie i prishur mendsh. Nuk ka asnje rrezik as per gardistet as per godinen. Nuk ka
asnje arsye per te hapur zjarr. Ata hapin zjarr me urdher. Ata vrasin me gjakftohtesi
me paramendim. Me paramendimin e atyre qe i urdherojne te vrasin. Ne mos qofte nje marrezi e frikes apo e englendisjes mizore me vdekjen e te pambrojturve ky eshte paramendimi i permbushjes me viktima i perbetimit per ti treguar ligjin dhe vetem ligjin opozites dhe kujtdo qe do te tentoje te marre me dhune institucionet e shtetit. Por ekuacioni pati vetem nje ane. Demonstruesit as arme nuk kishin as oborrin e kryeministrise nuk e shkelen. Madje kishin
mbetur shume pak kur u qelluan. Ne kete menyre ata qe vrane nuk mbrojten ndonje
ligj ndonje person a ndonje zyre. Thjesht vrane kriminalisht. Me paramendimin e
permbushjes se nje perbetimi. Por edhe me prapamendimin e frikesimit te opozites
dhe popullit. shte e tmerrshme te vriten njerez per te dhene mesazhe te tilla lugubre.
Prokuroria i ka filmimet i ka provat e vrasjeve i ka deshmitaret brenda kryeministrise
i ka deshmitaret ne radhet e demonstruesve shpejt se kush urdheroi te derdhet gjak i
pafajshem. Kush dergji gjak Ajo duhet te coje ne banken e drejtesise urdheruesit dhe
zbatuesit e vrasjeve dhe plagosjeve ne mase. E nderkohe Sali Berisha ka detyrimin tu
thote shqiptareve se cilin ligj te shtetit shqiptar kane zbatuar vrasesit e demonstruesve
opozitare

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›