E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet perplasen Prokurori-Polici. Berisha e ministrat genjyen

Hetimet hedhin poshte deklaratat e Kryeministrit Berisha ministrave Imami e Olldashi dhe mjekut Koceku diten e masakres mbi protestuesit

Prokuroria e kryeqytetit ne oren 0400 te mengjesit te se shtunes me ndihmen e nje eksperti te policise ka bere keqyrjen e ambienteve te brendshme te makines se tipit Benz me ngjyre jeshile i cili diten e demonstrates shkaterroi dyert e portes hyrese te kryeministrise.
Shkak per kete keqyrje sipas prokurorise eshte bere deklarata e Ministrite te Transporteve Sokol Olldashi i cili ne nje prononcim per media ka deklaruar se makina ishte e mbushur me lende plasese dhe po tentohej te hynte ne kryeministri. Nga keqyrja e bere nga njeri prej prokuroreve te grupit hetimor ka rezultuar se ne makine nuk ndodhej asnje send i paligjshem. Ne makine jane gjetur vetem predhat e armeve te shkrehura nga gardistet ne momentin qe makina ne fjale ka thyer dyert. Pervec kesaj makine prokuroret kane bere keqyrjen e edhe te disa makinave te dyshuara por qe rezultuan te ishin te pastra.

Pra Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka genjyer kur duke folur per nje televizion tha pasditen e 21 janarit se protesta eshte nxitur e udhehequr nga Rama. Olldashi tha se nje makine e ngarkuar me eksploziv i eshte drejtuar kryeministrise. Nese do shperthente do ishte bere baterdia- tha Olldashi. Ai tha se per fat nuk ka shperthyer kjo makine. Olldashi tha se jane paguar personat te inkriminuar.
Rezulton te kete dhene nje deshmi te habitshme edhe shefi i Urgjences se Spitalit Ushtarak Sami Koceku. Ai deklaroi per TV News 24 diten e masakres mbi protestuesit se viktimat jane qelluar nga shume afer etj. Kjo deklarate e tij u rimor si prove menjehere nga ministri Imami qe foli ne TV Klan per vrasje te protestuesve nga vete Edi Rama dhe nga protestues te tjere afer viktimave dhe pastaj nga vete Berisha qe ne oren 19.00 te dates 21 ne konference per shtyp foli per te njejten gje. Rezulton se Imami Olldashi Koceku dhe Berisha te kene perdorur cuditerisht te njejten genjeshter brenda nje pasditeje.
Dje eshte terhequr nga deklaratat vetem Berisha. Ne kundershti te hapur me ato qe deklaroi ne 21 janar se nuk eshte qelluar nga garda brenda kryeministrise dje kreu i qeverise pranoi qe eshte qelluar sepse sipas tij ka rregullore per brenda gardhit etj.



Perplasja Prokurori-Polici per hetimet

TIRAN- Ne kohen kur policia ka arrestuar 113 persona per akuzen e kundershtimit te forcave te rendit goditje te forcave te rendit dhe organizim dhe pjesemarrje ne mitingje te paligjshme ndaj efektiveve blu institucioni i akuzes ka nisur hetimet per kryerje te veprimeve arbitrare me pasoja te renda ndaj protestuesve kalimtareve te rastit dhe gazetareve te pranishem qe po pasqyronin demonstraten. Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te prokurorise se kryeqytetit te cilet shtuan se hetimi ndaj policise ka ardhur pas kallezimit te shume qytetareve per dhune te ushtruar karshi tyre. Dhune e cila ka sjell pasoja te renda per shendetin e disa personave protestues kalimtar te rastit dhe gazetare.

Disa qytetare kalimtar te rastit ne bulevardin Deshmoret e Kombit mes tyre edhe deputete dhe gazetare te pranishem jane bere pre e dhunes se ushtruar nga forcat nderhyrjes se shpejt. Keta te fundit rreth ores 1700 te darkes i jane drejtuar trotuareve dhe lokaleve qe ndodhen buze bulevardit Deshmoret e Kombit duke arrestuar dhe goditur me shkopinj gome qytetare te ndryshem mes tyre deputete dhe gazetare.
Jo vetem ne kete rruge por efektivet e policise kane ushtruar dhune edhe ne rrugen perball televizionit Top-Channel apo mbrapa piramides duke i shoqeruar dhe arrestuar keto kalimtar- thane burimet nga prokuroria. Per keto veprime te policise kane nisur hetimet cka sipas tyre polica nuk duhet te kryej veprime hetimore per shkak se eshte pale ne kete proces hetimi.

Efektivet e policise paralelisht me institucionin e akuzes kane shtrire hetimet per gjetjen e vrasesit mes turmes se protestuesve qe sipas tyre kane sjell edhe vrasjet e tri personave. Pervec ketij hetimi policia po kryen verifikime edhe ndaj 113 personave te arrestuar ku disa prej tyre kane qene kalimtar te rastit dhe jane bere pre e dhunes dhe me pas arrestimit te tyre- thane burimet nga prokuroria duke shtuar se ne ditet ne vazhdim do te zbardhet pozicioni i secilit ne kete proteste.

Per te zbardhur veprimet e secilit te arrestuar dhe atyre qe ushtruan dhune ndaj policise keta te fundit kane derguar ne Laboratorin e Policise Shkencore te gjitha pamjet e kamerave te sigurise per te printuar fotografite e demonstruesve te dhunshem karshi institucionit te kryeministrise dhe efektiveve te policise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›