E Shtunë, 31 Tetor 2026

DITA PAS T NESRMES


E sotmja eshte shume emocionale. 3 te vrare te pare direkt ne TV nuk jane si nje kamera e fshehte ne zyren e nje ministri. E montuar apo jo Levizte buzet apo jo
Ajo qe ndodhi sot u pa. Ajo qe do ndodhe neser edhe mund te imagjinohet. Ne e kemi kaluar nje here tere kete ne 97-en. Zgjedhje te kontestuara njerez qe kane humbur shpresen protesta qe nisin duke hedhur parulla dhe degjenerojne ne dhune policia qe ben punen shkelqyer... Vazhdimin e dini.
Mua me shqeteson shume ajo qe do te ndodhe pas te nesermes.

SULMI I PERIFERIVE

Ne kete vend nuk ka rendesi nese greva eshte te premten apo te dielen. Ky vend ka tashme aq te papune sa te dalin ne demonstrata dhe ne orar pune. Ka dyqanxhinj te rrenuar qe nuk humbasin asgje edhe po e mbyllen dyqanin nje dite te premte. Ka aq njerez ne depresion sa u bie me lire te vijne e te vriten nga policia sesa te marrin fotoksine.
Ka aq te varfer qe nuk kane cte humbasin tjeter vec prangave. Kete te fundit e ka thene Marksi. Por ata qe qeverisin marrin vesh dhe nga Marksi.
Shkaku kryesor i kesaj krize eshte hendeku qe nuk mbushet dot me gazetare te blere mes te pasurve e te varferve. Mes atyre qe kane cdo gje e atyre qe kane vec nje televizor per te adhuruar eliten.
Ata qe mund te shihje po te levizje mes turmes 20 minuta pas nisjes se demonstrates te mbytur e te asfiksuar nga gazi lotsjelles ishin kryesisht pleq gra njerez te zakonshem te papune hallexhinj. Njerez qe nuk kishin asgje per te humbur. Vec halleve. Asnje me rroba firmato origjinale jo nga te Gabit.
Rrobat firmato e shihnin ngjarjen ne TV dhe benin komente ne facebook.
Guximi i periferive per te ardhur ne qender pa qene dita e veres per te ndezur zjarre pa qene nata e bardhe tregon se mjerimi ka arritur kulmin. Katundaret sulmuan borgjezine. Kujtuan se mund te na prishin pllakat e bulevardit pa i vrare njeri.


DREAMERS

DREAMERS i quan Bertolucci ne nje film te vetin studentet e Paris 8 qe nisen protestat ne vitin 1968. Studentet... me sa mall flasim ne dhjetor per ta.
Larg opozites dhe para popullit te periferive diku ne mes te kesaj krize politike duhej te kishte disa protesta studentore. Studente qe nuk kerkojne pushtet politik por reforma qe nuk duan plehra toksike por shkolla me te mira. Kjo pike pika kur studentet kuptojne te paret se cfare nuk shkon me kete vend ne historine e protestave te 15-vjecarit te fundit mungon.
Me ose pa qellim korpusi studentor eshte vrare. Me sakte droguar dhe lene te vdese. Te ashtuquajturit studente qe ne menyren sesi shkollohen sesi fitojne bursat e si marrin provimet si zene vendet e punes e si fitojne konkurset e punes jane ameba sociale. Studentet tane jane blere me mastera 200 mije lekesh e me diploma pa vlere. Studentet tane jane blere e manipuluar nga nje megasistem arsimor-mediatik-vlerash shoqerore qe i shtyn te besojne se me mire nje makine sot se nje karriere mot.
Studentet tane jane te korruptuar ne vleren e tyre te vetme qe duhet te kete nje i ri rebelimin ndaj sistemit.
Studentet tane shkojne ne pub ne dite zie. Ata jane falangat qe do i jape rremave te anijes se kalbur shteterore qe kemi ndertuar. Nje kalbesire qe noton mbi llumin e periferive. Llumin e periferive qe sot eshte derdhur ne bulevard. Sot e kam fjalen jo sot si e diele.
Sot e shohim se cndodh. Por mua me shqeteson ajo qe do te ndodhe ne diten pas se nesermes.


TUNIZIA E BUKURA E DHEUT

Mua me shqeteson ajo qe do te vije pas te nesermes.
Une e kuptoj Kryeministrin kur thote se nuk eshte me i vetem e ska per ta leshuar pushtetin si ne 97-en. Ai ka gazetaret e blere. Ai ka njerez qe jane gati te dalin e te shkulen per flokesh edhe ne TV per te mbrojtur jeten e tyre luksoze.
Por ajo qe keta nuk kuptojne eshte se ne asnje demokraci qofte dhe e brishte si ajo e Tunizise pushteti nuk mund te mbahet 100 vjet.
Me zgjedhje te parakohshme ose jo me protesta paqesore ose jo me vetem 3 te vdekur ose jo qeverisja do te nderrohet.
Sepse nje dite le ta themi neser rokada do behet. Nuk ka rendesi nese kjo neser eshte tamam neser apo pas 1 viti a 5 vjetesh.
Edhe pse Tunizia kishte spote shume te bukura turistike ne CNN si ne nga brenda qe nje vend i kalbur.
Skenari i vertete tunizian po te lexohet drejt eshte ky vjen nje dite qe ne nje vend te bipolarizuar ligesisht mes te varferve e te pasurve elita sunduese nderrohet.


T FLASSH SI PR... PASNESR

Atehere cfare do te ndodhe diten pas te nesermes

Me te tere argumentet e mundshme per korrupsion per shtet mafioz per tendere e aspirata kombetare te shitura dikush do vije ne pushtet. Diten qe do fitoje zgjedhjet ai do nxjerre njerezit e rinj emra te paperlyer energjike te holle e te dobet sic jane opozitaret per te treguar fytyren e re te dites pas te nesermes.
Do futen neper zyra do japin sirtaret e dosjet duke i rene me shpulla tavolines Ah cpaskan bere keta kriminelet para nesh
Pastaj do te vije dikush e do i ftoje per kafe. Do i sqaroje se filanin nuk duhet ta prekim se eshte mik i filanit... se ky filani i dyte na ka ndihmuar shume kur ishim te holle e te dobet.
Mire po te jete vetem per kete here Se keta kane bere namin duhet te shkojne ne prokurori
Numri i atyre qe do u behen dosjet per prokurori do rritet... por dosjet nuk do shkojne kurre atje. Gjithmone do jete dikush qe do ti ftoje qeveritaret e dites pas te nesermes per kafe e do tu sqaroje ca gjera.
Filani nuk preket... se nuk duan amerikanet. Filani nuk preket se nuk do Papa. Filani nuk preket se do te te cojme per gjueti.
Pastaj do vije nje i aferm qe do kerkoje nje favor per vete. Nuk ia prishim dot... As ketij tjetrit se e kemi pasur shok shkolle kur ishim te dobet e te holle... Ai do kerkoje nje favor... nje mbyllje syri... Mbyllja e syrit do u siguroje ish-te dobeteve pushime ne Dubai... e kush nuk do te beje qejf falas ne Dubai
Pastaj dikush i ka xhiruar me dashnoren... i duhet dhene nje tender qe te mbylle gojen... shte dhe njeri qe nuk pranon te mbylle gojen Po atij i mbyllim biznesin... te ngelet pa buke... Po jane dhe keta te medias. U hedhim nje kocke qe mos na bien fort se ja erdhen zgjedhjet lokale...
Qe ketu e tutje vazhdimin e dini. E keni pare sa here.

Te vetmit qe do mungojne ne diten pas te nesermes jane 3 njerez te vrare ne nje demonstrate ku vrasesi nuk u gjet kurre e faji ngeli jetim. Ne rastin me te mire ata te 3 do ti bejme deshmore demokracie. Mund tu japim dhe dekorata prej teneqeje. Mund te mbajme dhe fjalime prekese. Por ne diten pas te nesermes ata te tre nuk do jene me.


3.
Per shkak te atyre te treve une jam shume emocional.
Duket se edhe pas kesaj qe ndodhi asgje nuk ka ndryshuar e asgje nuk do te ndryshoje. Por thelle-thelle dicka ka levizur. Frika Frika se ata 3 neser do sjellin aty 3 mije e 300 mije. Por jo vetem neser. As diten pas te nesermes. Por dhe ne Diten pas Dites se Neserme.
Hijet e tyre si fantazma e Bankos do te shqetesojne per here gjumin e atyre qe do jene ne pushtet. Pushteti i kujtdo qe do vije pasneser do te kete frike nga njerezit e periferise qe skane asgje per te humbur. As jeten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›