Ambasada e SHBA rinis sot aktivitetin
Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ben te ditur se do te jete e hapur duke filluar nja dita e sotme. Ne nje konfirmim zyrtar behet e ditur se njoftimi zyrtar i bere nje dite me pare ku u behet te ditur punonjesve te ambasades qe do te njoftohen ne nje kohe te dyte per te ardhur ne pune eshte nje njoftim rutine per ceshtje sigurie. Nderkaq ambasada u ben te ditur shtetasve amerikane ne Shqiperi te evitojne zona te caktuara ne Tirane por edhe ne qytete kryesore te vendit. Me tej paralajmerohen edhe protesta te tjera. Ambasada e SHBA-se Tirane po nxjerr kete mesazh keshillues per te njoftuar qytetaret e SHBA-se ne lidhje me mundesine e vazhdimit te demonstratave pas shperthimit te dhunes gjate demonstratave te Partise Socialiste PS mbajtur ne qytetin e Tiranes pasditen e se premtes 21 janar. Raportet e medias lokale tregojne se demonstrata te tjera ka te ngjare te ndodhin ne bulevardin kryesor te Tiranes Deshmoret e Kombit dhe ne zona te tjera ne te gjithe qytetin te dielen me 23 janar dhe mund te vazhdojne per disa dite. Raportet e tjera sugjerojne se mund te ndodhin demonstrata ne qytete te tjera ne te gjithe Shqiperine ne ditet e ardhshme. Personeli i Ambasades se SHBA-se eshte njoftuar qe te gjitha funksionet zyrtare te ambasades jane pezulluar deri ne nje njoftim te metejshem dhe cdo udhetim i panevojshem personal duhet te jete i kufizuar thuhet ne mesazhin e Ambasades se SHBA-ve. Me tej Ambasada Amerikane u kujton shtetasve te saj me banim ne Shqiperi se duhet te evitojne te gjitha zonat ku mund te kete protesta edhe nese ato lajmerohen se do te jene paqesore. Ne kujtojme qytetaret amerikane te evitojne zonat e qytetit te prekur nga demonstratat. Demonstratat ne nje qytet kane potencial qe te cojne ne mitingje te tjera publike apo demonstrata ne qytete te tjera ne te gjithe vendin. Jini vigjilente dhe te vetedijshem per ambientin qe ju rrethon dhe degjoni me kujdes se cfare raportojne mediat lokale ne lidhje me te gjitha tubimet apo demonstratat e mundshme publike vijon njoftimi i Ambasades. Ne deshirojme qe te kujtojme qytetaret e SHBA-se se edhe demonstratat paqesore mund te kthehen ne konfrontuese dhe mbase te pershkallezojne ne dhune. Qytetareve amerikane u kerkojme te ushtrojne kujdesin te madh ne qofte se ndodhen ne afersi te ndonje demonstrate dhe te marrin masa per te shmangur demonstratat kur eshte e mundur.