Ambasadoret negociata me Berishen
Komuniteti nderkombetar negocion ne Tirane per zgjidhjen e krizes. Pas takimit te shtunen pasdite me Presidentin Bamir Topi ambasadoret e disa prej vendeve kryesore kane pasur nje dite te ngjeshur takimesh edhe dje megjithese e diel. Fillimisht diplomatet e huaj jane mbledhur ne zyrat e Delegacionit te Komisionit Europian ne nje tryeze konsultimi lidhur me gjendjen e krijuar ne vend pas demonstrates qe shpertheu ne dhune te premten e kaluar. Ne kete takim eshte diskutuar per gjetjen e nje zgjidhjeje kompromisi dhe per te evituar dhunen ditet e ardhshme. Pas ketij takimi diplomatet jane thirrur ne nje takim nga Kryeministri Sali Berisha ne zyren e ketij te fundit. Ne kete takim kane marre pjese ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu ai i delegacionit te BE-se Ettore Sequi i Hungarise vendi i te cilit mban Presidencen e Radhes se OSBE-se Sandor Molnari dhe i Prezences se OSBE-se Eugen ollfarth. Kryeministri tha gjate fjales se tij ne Parlament se ne takimin me diplomatet e huaj ata i kerkuan shtyrjen e manifestimit i cili sipas tij nuk do te mbahet te merkuren por te shtunen. U kerkoj ndjese qytetareve qe une e shtyva manifestimin paqesor te dites se merkure por mora per baze nje kerkese te miqve partnereve te Shqiperise te cilet duan stabilitet ketu pasi kane ketu miliarda investime dhe kane ndihmuar kete vend per te pershkruar distancen me te gjate ne nje kohe me te shkurter se cdo vend tjeter tha Berisha ne Kuvend. Sipas nje njoftimi per shtyp te Keshillit te Ministrave gjate bisedes Kryeministri Berisha i ka njohur perfaqesuesit e huaj me hollesi per te gjitha zhvillimet pas ngjarjeve te ndodhura. Kryeministri Berisha i risiguroi ambasadoret per vendosmerine e qeverise shqiptare per mbrojtjen e Kushtetutes te shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike ne vend thuhet ne njoftimin per shtyp te Qeverise. Pas ketij takimi Kryeministri Berisha ka zhvilluar nje takim tjeter me ambasadoret e vendeve anetare te BE-se NATO-s por edhe vendeve te tjera ku u beri me dije hollesisht zhvillimet me te fundit. Ambasadoret e huaj nuk kane bere asnje koment pas takimeve te djeshme me Kryeministrin. Ata pritet te kene takime edhe me faktore te tjere ne vend per te ulur sa me shume tensionet. Institucionet e huaja reaguan menjehere pas ngjarjeve te 21 janarit duke denuar dhunen. Komisioneri per Zgjerimin ne BE Stefan Fule dhe shefja e Diplomacise e BE-se Catherine Ashton shprehin keqardhjen qe demonstrata e PS-se kaloi ne dhune. Ata u bene thirrje forcave politike per qetesi dhe te permbahen nga provokimet.
Jensen Humbja e jeteve nga paaftesia e politikes
Ambasadori i Danimarkes Karsten Ankjaer Jensen reagoi dje ashper ndaj protestave te dhunshme duke deklaruar se jetet u humben nga paaftesia e politikes. Tre persona paguan me cmimin me te larte te mundshem paaftesine e politikes shqiptare per te gjetur kompromiset. Nje numer shume me i madh u plagosen dhe mund te mbartin pergjithmone shenjat e plageve te shkaktuara nga deshtimi i politikes se demokracise shqiptare. Ky fakt thellesisht trishtues duhet te na jape shkak per qetesi dhe reflektim te thelle. Nevojiten vendime te mencura dhe jo intensifikim i veprimeve e retorikave. E drejta per te demonstruar me mjete paqesore eshte themelore ne demokraci. do perpjekje per ta kufizuar kete te drejte eshte nje sulm ndaj demokracise. Por dhuna e shkaterrimi nuk mund te justifikohen. As forca e tepruar e ushtruar pa dallim tha Jensen.
Vatra Trysni mbi PS per te ndalur dhunen
Federata Panshqiptare e Amerikes Vatra denoi dje protestat e dhunshme ne Tirane duke kerkuar nje trysni nderkombetare mbi opoziten per ndaljen e protestave qe te heqe dore nga perpjekjet per te marre pushtetin me force dhe ti kthehet rruges parlamentare. Nxitja per dhune nga udheheqesit e opozites dhe egersia e kercenimeve per te rrezuar qeverine qe i paraprine dites se protestes ishin nje paralajmerim se ajo nuk do te ishte paqesore. Dhe ajo u be proteste e pergjakshme Ne vatranet ndiejme dhimbje per viktimat e dhunes dhe u shprehim ngushellime familjeve te tyre. Urojme sherimin e te plagosurve sidomos policeve te cilet u sulmuan nga turma e shfrenuar dhe e nxitur per te rrezuar pushtetin ligjor thuhet ne deklaraten e Vatres.