PD-PS sot ne Strasburg. Qendrim te unifikuar kunder raportit te Martit
Pavaresisht situates se acaruar politike ne Shqiperi qendrimi i delegacionit te Parlamentit shqiptar ne Strasburg mbetet i unifikuar.
Dje kane mberritur ne Strasburg dy anetaret socialiste te delegacionit te Parlamentit shqiptar Kastriot Islami dhe Damian Gjiknuri ndersa sot do te mberrijne aty dhe dy anetaret e maxhorances kryetari i delegacionit Ilir Rusmali dhe anetari i tij Shpetim Idrizi. Me nje qendrim tashme te unifikuar kunder raportit te raporterit zviceran Dik Marti anetaret e delegacionit shqiptar do te rrezojne te gjitha pretendimet e zviceranit per trafikun ilegal te organeve ne Kosove dhe perfshirjen e kryeministrit aktual kosovar Hashim Thaci ne te. Debati rreth raportit per trafikimin e organeve njerezore ne Kosove do te jete nje nga pikat kryesore te sesionit te dimrit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes qe do te zhvillohet ne Strasburg nga datat 24-28 janar 2011. Ne daten 25 janar kur dhe do te diskutohet dhe votohet ky raport deputetet shqiptare do te paraqesin qendrimin e tyre lidhur me akuzat e paverteta dhe te pabazuara rreth trafikimit te organeve njerezore nga rober serbe gjate luftes se Kosoves. Qe pas publikimit te raportit te deputetit zviceran Tirana zyrtare ne unison te plote edhe me qendrimin e Prishtines zyrtare i kane cilesuar pretendimet e ngritura ne raport si shpifje e trillime duke u kerkuar institucioneve nderkombetare qe te hetojne ne lidhje me cdo ceshtje qe ka te beje me krimet e luftes ne ish-Jugosllavi.
Kryeministri Berisha presidenti Topi kryeparlamentarja Topalli kryesocialisti Rama dhe deputete te Parlamentit kane kerkuar gjithashtu qe edhe Dik Marti te paraqese prova per akuzat e ngritura. Duke e cilesuar luften clirimtare te popullit te Kosoves si nje nga faqet me te ndritura te lirise se kombit shqiptar por edhe te Ballkanit kryeministri Berisha pak dite me pare ne nje takim me ish-kryeministrin kosovar Agim eku e cilesoi raportin e Dik Martit si shpifje dhe trillime te gatuara ne Beograd nga Milloshevici dhe ultra-nacionaliste te tjere serbe.
Aristir Lumezi
Debatet
shte hera e pare gjate ketij legjislacioni qe delegacioni i Parlamentit shqiptar ne Keshillin e Europes eshte i unifikuar ne qendrimin e tij. Ne fillim te vitit te shkuar dy delegacionet debatuan ashper ne kete Asamble ne lidhje me rezoluten e Keshillit te Europes per zgjidhjen e krizes politike ne vend dhe rolin e presidentit te republikes per zgjidhjen e saj.
Delegacioni ne KiE
Kryetari
Ilir Rusmali
Anetaret
Arben Ahmetaj
Shpetim Idrizi
Lajla Pernaska
Zevendesuesit
Damian Gjiknuri
Kastriot Islami
Arenca Trashani