E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada e SHBA-së: Mirëpresim qeverinë e re, pozitive përfshirja e shumë femrave

arvizuAmbasada amerikane në Tiranë, ka përshëndetur me anë të një deklarate për mediat, qeverinë e re të Edi Ramës. Ambasada vlerëson veçanërisht faktin që në kabinetin e ardhshëm qeverisës janë përfshirë një numër i konsiderueshëm ministre femra.

Ambasada e SHBA mirëpret ministrat e sapo-përzgjedhur të kabinetit të Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe vëren me vlerësim emërimin e një numri më të madh ministresh dhe caktimin e tyre të propozuar në dikastere kyçe. Përfshirja e ministreve pasqyron një hap pozitiv drejt barazisë më të madhe gjinore brenda udhëheqjes politike të Shqipërisë.

Ambasada e SHBA pret me kënaqësi të punojë me Këshillin e Ministrave të ardhshëm, shumë prej të cilëve kanë pasur përvoja profesionale dhe arsimore në Shtetet e Bashkuara, në zbatimin e axhendës së tyre të reformave për të arritur synimet e Shqipërisë për integrim më të madh euro-atlantik. Gjithashtu presim me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë, thuhet në një deklaratë të ambasadës amerikane në Tiranë./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›