E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ PS: Legalizim falas përveç ndërtimeve të paligjshme në bregdet (VIDEO)

2-gusht-A.Lame_Partia Socialiste ka përsëritur premtimin e saj për legalizim të ndërtimeve pa leje falas, përveç zonave bregdetare.

Në një konferencë për shtyp, nga selia e PS-së, Artan Lame ka theksuar se do të merren masa dhe do të zhbëhet çdo vendim për legalizime në zonat e mbrojtura mjedisore, parqe kombëtare, arkeologjike, turistike e në plazhe.

Qeveria e re do të mbajë premtimin e bërë. Ne do të legalizojmë falas shtëpitë e shqiptarëve në zonat informale, përkundrejt një programi të detajuar që do ta paraqesim brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Por nga ana tjetër ne nuk do të legalizojmë asgjë në vijën bregdetare dhe asgjë të ndërtuar për qëllim fitimi kudoqoftë, brenda në qytete apo anash rrugëve kombëtare, tha Lame.

Lame denoncoi edhe rastet e falsifikimit me dokumentet e legalizimeve kryesisht në zonat bregdetare.

Por nga ana tjetër ne nuk do të legalizojmë asgjë në vijën bregdetare dhe asgjë të ndërtuar për qëllim fitimi kudoqoftë, brenda në qytete apo anash rrugëve kombëtare.

Ne do të penalizojmë ashpërsisht ata që vazhdojnë të masakrojnë bregun dhe ata që kanë bërë legalizime të paligjshme në zonat e ndjeshme, si për shembull:

- Zona të mbrojtura bregdetare, Liqenore dhe lumore,

- Zona të mbrojtura mjedisore, parqe kombëtare, etj.

- Zona Arkeologjike dhe të trashëgimisë Kulturore

- Zona përgjatë rrugëve kombëtare kryesore dhe nyje rrugore.

- Zona Turistike, plazhe.

- Zona përreth impianteve të infrastrukturës (Depo dhe tubacione ujësjellësash, diga, kolektorë, impiante pastrimi, etj).

- Zonat e Qendrave të qyteteve dhe hapësira publike të tyre (Parqe, lulishte, rrugë, oborre shkollash e kopshtesh, etj), tha Lame më tej.

Ne po mbledhim informacion për falsifikimet që po bëhen, për legalizimet dhe ndërtimet në zonat delikate dhe do ti zhbëjmë ato.

- Në zonat e Parkut Kombëtar të Dajtit,

- Parkut Kombëtar të Butrintit,

- Liqenit të Pogradecit,

- Kalasë së Krujës,

- Vlorë-Orikum,

- Zona historike e Lezhës,

- Kepi i Rodonit.

Në shtator, vijoi ai, kryeministri i zgjedhur Edi Rama do të bëjë publike paketën e emergjencës kombëtare për territorin.

Lame më tej denoncoi atë që e quajti shkatërrim të hapësirave të gjelbra, duke iu referuar kështu parkut të lodrave tek 7 Xhuxhat.

Sipas Lames, Bashkia e Tiranës po e shkatërron këtë park.

Përsa i përket situatës së hapësirave të gjelbra të Tiranës, me trishtim shohim se të gjitha parashikimet dhe denoncimet e bëra prej nesh dhe shoqërisë civile, po vërtetohen njëri pas tjetrit.

Denoncuam shkatërrimin e Parkut të Kopshtit Botanik dhe shkatërrimi ndodhi.

Denoncuam shkatërrimin e Parkut të Liqenit dhe shkatërrimi ndodhi, edhe përgjatë rrugës së Elbasanit edhe prapa godinës së Universitetit (deri tani).

Denoncuam shkatërrimin e Parkut Historik të Namasgjasë dhe shkatërrimi ndodhi.

Denoncuam shkatërrimin e Lulishtes tek Shtëpia e Oficerëve dhe shkatërrimi ndodhi.

Sot po denoncojmë shkatërrimin e radhës që po përgatit Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve, shkatërrimin e Parkut të Lodrave 7 Xhuxhat.

Për asnjë prej denoncimeve të mësipërme, Bashkia e Tiranës nuk pati kurajën të zbatonte detyrimin ligjor për të informuar qytetarët dhe të përballej me reagimin normal të tyre ndaj këtij shkatërrimi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›