TemA TV/ Rama, intervistë në CNN-in turk me moderatore një shqiptare (VIDEO)
Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka dhënë një intervistë gjatë ditës së sotme, për CNN-in turk.
Në këtë intervistë Rama ka folur për librin e tij Kurbani, të cilin e ka botuar dy vjet më parë, por edhe për sfidat e qeverisë së re që do të drejtohet nga ai.
Rama deklaroi se Partia Socialiste ka një projekt ambicioz për transformimin e Shqipërisë. Ai theksoi se bashkë me Italinë dhe Greqinë, Turqia do të jetë partner strategjik i Shqipërisë në fushat kryesore.
Ajo që e ka bërë akoma edhe më interesante këtë intervistë, është fakti se moderatorja Hande Asik është shqiptare. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë Edi Rama.
Hande Asik, drejtorja e lajmeve të jashtme e CNN turk më tregoi se e ka gjyshen shqiptare, shprehet Rama.
Ndërkohë, ai do të takohet ditën e nesërme me kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan, me të cilin pati një takim gjithashtu pak para zgjedhjeve të 23 qershorit./b.l
