Ambasada e SHBA-se dorezon pamjet filmike per vrasjen e biznesmenit

Ambasada Amerika i ka dorëzuar grupit hetimor për vrasjes e biznesmenit Anëar Rizik, pamjet e përftuara nga kamerat e sigurisë së perimetrit të jashtëm të përfaqësisë diplomatike në Tiranë.
Muri lindor i ambasadës ndodhet vetëm 150 metra larg banesës në rrugën Budi në Tiranë, ku mëngjesin e të mërkurës u ekzekutua 43-vjeçari nga Betlehemi, zëvendësmenaxher I Fabrikës së Cimentos së Fushë-Krujës.
Grupi hetimor nuk ka bërë asnjë koment rreth pamjeve që kanë filmuar kamerat e ambasadës, duke e komentuar si një provë mjaft e rëndësishme për ecurinë e hetimeve.
Rizik, prej një viti kishte marrë nënshtetësinë Shqiptare, ndërsa jetonte dhe punonte prej 14 vjetësh në Shqipëri. Rizik kishte bashkëshorte shqiptare dheb dy fëmijë.
Djali i madh, 6 vjeç ka shpëtuar mrekullisht nga atentati. Ai kishte dalë me të atin nga shtëpia dhe në oborr kur I ati ka shkuar të hapë portën, vogëlushi është tërhequr më prapa për të luajë me dy kamionë lodra që ndodheshin në oborr. Një veprim fëminor por që i ka shpëtuar jetën
43-vjeçari ka hapur portën e oborrit për të arritur te makina fuoristradë me të cilën do çonte djalin në shkollë. Një sasi eksplozivi i llojit tritol ishte vendosur me mekanizmin e shpërthimit me kapsollë të granatës, e cila aktivizohej në mënyrë mekanike nga tërheqja me hapjen e portës.
Si pasojë e shpërthimit mbeti i vrarë 43-vjeçari Rizik. Një ditë pas ngjarjes pista kryesore e hetimit mbetet ajo e përplasjes apo hakmarrjes për shkak të aktivitetit të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë.
Prej vitit 2010 nga banorët e zonës përreth ka patur 15 ngjarje kriminale, sulme me eksploziv, kërcënime me armë, apo kanosje nëpërmjet thirrjeve telefonike.
Pas bllokimit të pagesave mujore në formë dëmshpërblimesh apo kujdesit shëndetësor nga ana e përfaqësuesve të fabrikës për banorët, pati një reagim të dhunshëm nga ana e këtyre të fundit.
Në dy vjet janë shënuar edhe dy viktima nga kjo përplasje, si vrasja e një rojeje të fabrikës si edhe i një banori të zonës brenda ambjenteve të fabrikës me akuzën dhe pretendimin e vjedhjes.
Forcat speciale RENEA shoqëruan 18 persona në fshatin Zall, të identifikuar si më aktivët në përplasjen me drejtuesit e fabrikës së cimentos. Të gjithë personat u lanë të lirë pas marrjes në pyetje që zgjati 12 orë.
Pavarësisht se nuk u gjetën prova kompromentuese në kontrollet në banesa apo nga marrja në pyetje, sipas burimeve policore, sërish pista kryesore e hetimet mbetet ajo e ekzekutimit për shkak të konflikteve të biznesit të fabrikës së cimentos