E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen dy mjeket kardiologe

Gjykata e Tiranës ka lënë në detyrim paraqitjeje mjeken kardiologe dhe laboranten që u arrestuan të hënën nga skuadra e antikorrupsionit e policisë dhe Task Forcë e prokurorisë së Tiranës.

Rajmonda Traka, Kameniku dhe infermierja Silvana Manaj, u arrestuan në zyrën e tyre në repartin e Kardiologjisë së Spitalit Numër 1 të Qendrës Spitalore Nënë Tereza, ku policia deklaroi se ishin kapur në flagrancë me paratë që i merrnin djalit të një pacienti për vizitë.

Policia vijoi se mjeket merrnin 2-5 mijë lekë për çdo vizitë, dhe duke iu referuar deklarimeve të vetë mjekeve në polici, shtuan se këto të fundit pranonin se paratë I merrnin në formën e dhuratës dhe jo pagesë për vizitat.

Ndryshimi i masës së arrestit u paralajmërua që në kërkesën e prokuorit në seancën e mesditës.

Prokurori e quajti të drejtë arrestin nga policia dhe kërkoi një masë të lehtë si ajo e detyrimit për paraqitje duke vlerësuar rrethana të tilla si angazhimet familjare dhe mungesa e një rrezikshërie shoqërore.

Gjykata ka vlerësuar masën e detyrimit për parqitje në prokurori për dy mjeket, të cilat kanë lënë qelitë dhe janë kthyer në banesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›