E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA-së, kontribuon me 50 mijë dollarë për përmbytjet në Shkodër

15-12-2010 / Gazeta 55

Ambasadori amerikan, Arvizu, ka vizituar sot Shkodrën pas përmbytjeve të disa ditëve më parë


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu vizitoi sot Shkodrën me qëllim dorëzimin e një fondi ndihmash për të prekurit nga përmbytjet dhe njohjen me situatën në zonat e prekura. Arvizu u shpreh se është prekur nga gjendja dhe se e ka ndjekur situatën hap pas hapi dhe jo vetëm ai, por dhe të afërmit e tij në SHBA. “Më 3 dhjetor erdha në Shqipëri me gëzimin që po vija, por edhe dëshpërimin për situatën e rëndë që kishte në Shkodër situata e përmbytjeve është pasqyruar edhe në Amerikë nga mediat dhe të gjithë të afërmit e mi dhe familja ime po e ndjekin hapa pas hapi”- u shpreh diplomati amerikan. Arvizu premtoi se nuk do të shterojnë ndihmat për situatën e vështirë në Shkodër. “E kam parë përmes televizionit situatën e përmbytjeve edhe pse nuk dija shqip nga vetë pamjet e kuptoja sesa e rëndë ishte ajo. Vizita ime ishte e parashikuar para një jave, por e kam shtyrë që të vija në një situatë më të përmirësuar. USAID ka dhënë ndihma për situaten, ne dhurojme 50 mijë dollarë fond, do të ketë përsëri ndihma”- theskoi Arvizu. Ambasadori amerikan përgëzoi punën që u bë për të frenuar situatën e rrezikshme si dhe u shpreh I gezuar që situata ën shkodër po shkon drejt përmirësimit. “Jam i kënaqur që komunitetit ndërkombëtar i është përgjigjur thirrjes tuaj për ndihmë. Dua të përgëzoj qeverinë, forcat e policisë, ushtrinë për punën e mirë që kanë bërë në përballimin e situatës. Jam i kënaqur që shoh përmirësim te dukshëm të situatës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›