E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga sot, shqiptarët udhëtojnë të lirë në vendet e hapësirës “Schengen”

15-12-2010 / Gazeta 55

- Berisha: Asnjë komb tjetër nuk e pret më me gëzim se Shqipëria


- Raporti i Policisë: Sot drejt BE-së kanë lëvizur 203 persona


- Topalli: Të lirë në Evropë, shqiptarët e merituan


Ka hyrë në fuqi sot në orën 00.00 liberalizimi i vizave për shtetasit shqiptarë, një ngjarje historike kjo për Shqipërinë dhe shqiptarët. Pas kësaj Shqipëria është më afër Europës. Shtetasit shqiptarë mund të lëvizin tashmë pa viza në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, por edhe në ato vende që janë pjesë e marrëveshjes së Shengenit, si Britania, Irlanda edhe Zvicra. I pari shtetas që ka kaluar doganën e Kakavijës ka qënë 63-vjeçari Nikollë Rama nga Shkodra i cili udhëtoi drejt shtetit grek. Por me hyrjen në fuqi të liberalizimit sot në orën 00.00 është shënuar edhe problemi i parë për shtetasit shqiptarë që kanë dashur të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Dy shtetas shqiptarë, të cilët po kalonin në pikën kufitare të Kakavijës, janë kthyer mbrapsht nga dogana e shtetit grek, me pretendimin për parregullsi në dokumentacion. Shtetasit shqiptarë të cilët janë kthyer mbrapsht kanë pasur probleme me garancitë bankare që duhet të ketë një shtetas për të garantuar qëndrimin e tij në Bashkimin Europian. Ndërkohë në orën 04:43 minuta është shkëputur nga toka shqiptare avioni i parë në ditën e liberalizimit të vizave. Avioni i linjës Tiranë-Vienë ka qenë avioni i parë i cili ka hapur kufirin ajror me shtetet e zonës “Schengen”. Gjatë ditës së sotme priten shume fluturime të tjera për në metropolet e ëndërruara për t`u vizituar prej 20 vitesh nga shqiptarëtlëvizjes pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, duke filluar nga dita e sotme. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Berisha iu referua hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave, duke theksuar asnjë komb tjetër nuk e pret më me gëzim dhe me më kënaqësi sesa Shqipëria këtë ditë të shënuar.



Berisha: Asnjë komb tjetër nuk e pret më me gëzim se Shqipëria


Shefi i ekzekutivit Sali Berisha uroi të gjithë shqiptarët me rastin e lëvizjes pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, duke filluar nga dita e sotme. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Berisha iu referua hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave, duke theksuar asnjë komb tjetër nuk e pret më me gëzim dhe me më kënaqësi sesa Shqipëria këtë ditë të shënuar.


Vizat, Meta: Ditë lirie dhe krenarie për shqiptarët

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i ekonomisë Ilir Meta ka uruar sot shqiptarët në ditën e parë të lëvizjes pa viza në hapësirën “Schengen”. “Sot është një ditë lirie, dinjiteti dhe krenarie për shqiptarët”- u shpreh zëvendëskryeministri Meta duke theksuar se sot u plotësuan një nga qëllimet e lëvizjes së dhjetorit 90. Gjithashtu Meta theksoi se një kontribut real për liberalizimin e vizave për Shqipërinë ka edhe Lëvizja Socialiste për Integrim duke shtuar se vizat ishin edhe arsyeja kryesore për aleancën me Partinë Demokratike.


Topalli: Të lirë në Evropë, shqiptarët e merituan

Me rastin e ditës historike të nisjes së udhëtimit pa viza në hapësirën e zonës Shengen, për qytetarët shqiptarë, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi një bisedë telefonike me eurodeputeten sllovene Tania Fajon. Përmes kësaj bisede telefonike, Topalli i shprehu eurodeputetes Fajon, mirënjohjen për kontributin e në mbështetje të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarëve. Në mënyrë të veçantë, kryetarja e Kuvendit i përcolli eurodeputetes Fajon falënderimet e saj edhe për mbështetjen e jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian për heqjen e vizave midis Shqipërisë dhe vendeve të BE. Topalli dhe eurodeputetja Fajon vlerësuan përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë, parlamentit si dhe deputetëve në përmbushjen me sukses të të gjitha kushteve të kërkuara nga Komisioni Evropian. “Ditë e madhe për Shqipërinë. Shqiptarët e meritonin lirinë e lëvizjes”- u shprehën gjatë bisedës kryetarja e Kuvendit dhe eurodeputetja Tania Fajon.

Raporti i Policisë: Sot drejt BE-së kanë lëvizur 203 persona


Policia e shtetit deklaron se sot, në ditën e parë të lëvizjes së shqiptarëve pa viza nuk ka pasur ndonjë fluks të madh udhëtarësh. Vetëm 203 persona kanë udhëtuar deri pasditen e sotme, drejt BE. Shqiptarët kanë zgjedhur të udhëtojnë me tragete e avione, ndërsa fluksi i lëvizjes është normal. Kështu sipas Policisë, “Nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durrës me pasaportë biometrike kanë kaluar 3 shtetas në imbarkimin e natës dhe pritet të tjerë shtetas të lëvizin gjatë imbarkimit tjetër pasdite. Në Pikën e Kalimit kufitar Kapshticë kanë lëvizur me pasaportë biometrike rreth 70 shtetas shqiptarë. Ndërkohë nga Pika e Kalimit Kufitar Rinas numri i shtetasve që kanë udhëtuar me pasaportë biometrike deri në këto momente është 130”- thuhet në deklaratë. Kthimin e disa shtetasve shqiptarë që udhëtonin pa viza drejt Greqisë, policia e ka justifikuar me mungesën në dokumentacion që kanë pasur këta të fundit. “Nga Policia greke ka pasur disa shtetas të kthyer për arsye se nuk kanë pasur dokumentacionin e duhur për hyrjen në këtë shtet”- theksohet më tej në deklaratë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›