Puna këmbëngulëse e Riçard Hollbruk për lidershipin amerikan
Ashtu si legjionet e njerëzve rreth botës, jetët e të cilëve u përmirësuan nga kontakti me Riçard Hollbruk, ne e ndjejmë humbjen e tij shumë thellë. Zoti Hollbruk, i cili vdiq të hënën në moshën 69 vjeçare, shkroi një kolonë mujore për këtë gazetë gjatë një pushimi nga turnetë e tij të njëpasnjëshme të shërbimit publik. Shërbimi publik i fundit – i përmbahej thelbit të identitetit të Zotit Hollbruk dhe kontributi i tij në diplomacinë amerikane gjatë pesë dekadave të fundit do të gjejë një vend në librat e historisë. Kolonat në të cilat ai ka treguar një përkujdesje të madhe, përbëjnë gjithashtu një kornizë të këtij njeriu:personalitetin e tij, shpirtin e tij bujar, pikëpamjen e tij të qartë rreth papërsosmërive të Amerikës - dhe devocionin e tij absolut, pavarësisht këtyre të metave, ndaj udhëheqjes amerikane në botë.
Dhuntia e dramës është e papërmbajtshme. “Këtu në Tbilis, tensioni kuptohet është shumë i lartë”, shkruan ai nga republika e Gjeorgjisë pas pushtimit të Rusisë në gusht 2008. “Tanket rusë janë më pak se 25 milje larg dhe fushave me grurë, përtej rrugës kryesore në Gori i ishte vënë flaka nga trupat ruse, ndërsa po ngisja përmes pikave të kontrollit rus për të arritur në atë shkretëtirë, qytet i pushtuar të shtunën e fundit”.Jo të gjithë diplomatët mund të ndryshojnë zakonet e tyre mjaftueshëm për të shkruar një kolonë të gjallë ose kujtim, por Zoti Hollbruk e bëri këtë – ndoshta sepse këto zakone nuk i ka pasur kurrë aq të ngurtësuara, edhe pse ai ishte nga brenda – nuk i nevojitej një redaktor që ta stimulonte drejt sinqeritetit. Spërkatja ajrore për të shkatërruar kultivimet e luleve në Afganistan, shkroi ai ne kolonën e janarit të 2008, “mund të jetë programi i vetëm më i padobishëm në historinë e politikës së jashtme amerikane”.Për Z. Hollbruk, tensioni i kushtëzuar në atë fjali ishte një koncesion.
Nëse kolona – dhe ai – ishin pasionantë rreth politikës, kjo ndodhte sepse ai e dinte sa shumë rëndësi kishte ajo. “ Pamja e prapme tenton t’i japë tregimit historik një kuptim të pashmangshëm”, shkroi ai në librin e tij në 1998 për marrëveshjen e paqes në Dayton që ai ndërmjetësoi. Shpesh, do të thoshte ai, nuk ka asgjë të pashmangshme rreth saj:në të mirë dhe në te keq, politikë-bërësit i japin formë ngjarjeve. Bisedimet e Daytonit patën sukses, lufta mbaroi, u shpëtuan jetë; nga ana tjetër, bisedimet e paqes të Parisit në Vietnam në 1968 ishin afër, por falimentuan dhe mij
ra vetë më tepër vdiqën para se lufta të mbaronte.
Nga kjo pasqyrë kryesore – që njerëzit të mund t’i japin formë historisë – më shumë vijon:devocioni i Zotit Hollbruk për shërbimin e jashtëm; udhëzimet e tij për diplomatët e rinj; këmbëngulja e tij, madje dhe si partizan demokrat në civilizimin dhe respektin e debateve partizane. Më 21 maj,2008, reporteri jonë shkroi që “këtë herë” mesazhi i Uashingtonit për Pakistanin “duhet të ishte i qartë dhe konsekuent: demokraci, pajtim, ushtria jashtë politikës, një politikë e re për sipërfaqet fisnore – dhe më shumë demokraci”.Duke zbritur recetën specifike të Pakistanit rreth sipërfaqeve fisnore, nuk është një mbledhje e keqe e parimeve, Zoti Hollbruk ndihmoi në nxitjen rreth botës.
Zoti Hollbruk ishte një mik besnik për shumë, një shok me një sharm të pafund, humor dhe bujari. Sa herë që ai hynte në qeveri – si asistent sekretar i shtetit i presidentit Jimmy Carter, për Azinë lindore dhe Paqësorin, si ambasador i presidentit Bill Klinton në Gjermani, si i dërguar special i presidentit Obama në Afganistan dhe Pakistan – ai tentohej nga një re e vogël thashethemesh mendje-vogla, duke u fokusuar në urinë e tij për njohje. Në të vërtetë, ne kemi mësuar se një gatishmëri për të pranuar kredi për arritjet nuk është një tipar i rrallë në mesin e atyre që morën rrugën e tyre drejt Uashingtonit për te krijuar karrierat. Zoti Hollbruk mund të ketë qenë më pak i druajtur rreth kësaj se disa të tjerë, por ai nuk ishte i gatshëm për të lejuar hollësirat burokratike të qëndrojnë në rrugën ku jeta ishte në linjë. Ne nuk e pamë kurrë atë sens padurimi si një dështim.