Ambasada e SHBA-se ne Kosove thirrje qe te respektohet vendimi i Kushtetueses

Ambasada amerikane ne Prishtine u beri thirrje deputeteve te parlamentit te Kosoves te mbajne parasysh obligimin e tyre per te marre pjese ne procedurat per formimin e institucioneve kushtetuese te Kosoves.
Duke iu referuar opinionit te Gjykates Kushtetuese e cila e shpalli jo kushtetues zgjedhjen e presidentit te Kosoves nga parlamenti Ambasada tha sot se eshte me rendesi per zhvillimin e metejshem te sundimit te ligjit ne Kosove qe vendimet e Gjykates te respektohen si ne praktike po ashtu edhe ne teori.
Ne komunikaten e saj ambasada shpreh besim se ata deputete te cilet kerkuan mendimin e Gjykates lidhur me seancen e 22 shkurtit kane detyrim te posacem politik dhe moral qe te respektojne te gjitha aspektet e mendimit te shumices se Gjykates.
Kosova thuhet ne komunikate gjendet ne nje cast kritik ne historine e saj te re dhe nuk mund tia lejoje vetes nje paralize institucionale dhe politike nese deputetet qe kerkuan mendimin e gjykates nuk e respektojne ate.