E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, gjendet i mbytur 17-vjecari i humbur me 20 mars

DURRËS- 17-vjecari Bledar Mema, i cili rezultonte i zhdukur që nga data 20 mars është gjendur pasditen e sotme në ujrat e lumit Erzen.

Menjëherë familjarët pas zhdukjes së 17-vjecarit  nga fshati Romanat kanë filluar kërkimet pranë lumit Erzen, ku ishte dhe momenti i fundit që ai është parë.

Pas apelit në NEWS24 në 20 mars polumbarët kanë zhvilluar për disa orë kërkime në lumin Erzen por pa dhënë asnjë rezultat.

Ndërkohë që bëhet e ditur se familjarët nuk i kanë humbur shpresat për gjetjen e trupit të njeriut të tyre të dashur dhe nuk i kanë ndalur kërkimet.

Mësohet se pasditen e sotme trupi i pajetë I 17-vjecarit u gjend nga xhaxhai i tij në ujrat e lumit Erzen.

Nga hetimet paraprake policia bën me dije se shenjat e gjetura në lumë tregojnë se bëhet fjalë për vetëmbytje.

Policia i kishte ndalur kërkimet për gjetjen e të riut me 20 mars dhe i kishte përqëndruar hetimet në pistën e rrëmbimit pas sinjalizimit të marrë nga roja e një varreze automjetesh, i cili kishte dëshmur se në zonën ku rezultonte ku ishte parë për herë të fundit 17-vjecari qarkullonte një automjet tip fuoristradë e bardhë me targa Tirane, e cila mësohet se ka vëzhguar të gjitha lëvizjet e Bledarit.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›